Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

10/07/2025
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka sqaruar se ai nuk rrezikohet për mandatin pasi ka një marrëveshje.

Ai thotë se kandidati Zeqir Kordhoni vjen nga radhët e “Nismës Thurje” të drejtuar nga Endri Shabani, duke theksuar se mes tyre nuk ka përplasje apo ndarje. Sipas tij, koalicioni është i bashkuar dhe gjithçka funksionon në mirëbesim.

“Në këtë betejë kemi hyrë për parime dhe kemi sjellë një model të ri. Kemi kundërshtuar Kodin Elektoral përmes dorëheqjeve dhe kemi kandiduar me lista të hapura. Zoti Kordhoni është pjesë e listës, ndërsa në listën e mbyllur janë futur familjarë. Do ta takoj pa problem, janë të afërmit tanë dhe, sa di unë, kanë dhënë dorëheqjen. Nuk kam pasur informacion për Kordhonin, por ai është kandidat i Nismës. Mos u shqetësoni, unë jam në terren dhe më i vendosur se kurrë. Asnjë manovër e pushtetit nuk do të na ndalë”, u shpreh ai për Report TV.

Lapaj sqaroi se kandidimi është bërë në frymë mirëbesimi dhe se Kordhoni renditet shumë poshtë në listë për të qenë një rrezik real për mandatin e tij. Ai theksoi se nuk e rrezikon ulësen në Kuvend dhe i quajti zhvillimet e fundit si lëvizje të pushtetit nga frika.

“Nuk rrezikohet mandati im. Kordhoni është shumë poshtë në listë. Ai është pjesë e listës së Shabanit dhe ne nuk kemi probleme me të. Nëse dikush e trajton ndryshe këtë situatë, do marrë përgjigjen si shërbëtor i sistemit. As shantazhet, as ndërhyrjet nuk më ndalin. Koalicioni ynë është solid, nuk ka asnjë krisje,” theksoi ai.

Sipas të dhënave të siguruara nga Report TV, për të hyrë në Kuvend, Lapaj duhet që 12 kandidatët e listës së mbyllur – përfshirë fituesen aktuale të mandatit, Ana Dajko – të refuzojnë mandatin. Megjithatë, një prej tyre, Zeqir Kordhoni, që rezulton të jetë punëtor ndërtimi, nuk ka dhënë dorëheqjen dhe është në komunikim me KQZ-në.

Adriatik Lapaj është kandidati më i votuar nga lista e hapur e koalicionit NSHB në Tiranë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.