Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Qeveri teknike para se të jetë vonë!

02/07/2025
Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Qeveri teknike para se të jetë vonë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Monte

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, i shoqëruar nga z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane dhe anëtar i delegacionit shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, si dhe znj. Albana Vokshi, Deputete, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, znj. Pia Kauma, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, z. Roberto Montella.

Z. Berisha shprehu mirënjohjen për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, si dhe për praninë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Gjatë takimit, z. Berisha informoi Presidenten Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm Montella mbi situatën e rëndë dhe në përkeqësim ku ndodhet Shqipëria, si të narco-shtet i parë dhe i vetëm në Europë. Ai vuri në dukje kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri që prej vitit 2015, si dhe miratimin së fundmi, vetëm pak javë para zgjedhjeve, të 138 licencave për prodhimin e kanabisit, kryesisht pranë zonave kufitare. Grupet kriminale dhe kartelet e mbështetura nga Kryeministri Rama kanë marrë favore në këmbim të mbështetjes së tyre elektorale. Këto grupe janë të përfshira edhe në trafikun e drogërave të forta nga Amerika Latine, dhe disa prej tyre drejtojnë kartele si Sinaloa.

Më tej, z. Berisha shpjegoi forcimin e karteleve të drogës si rrjeti Troplini/Poja në qarkun e Durrësit, të cilët kontrollojnë plotësisht portin më të madh të vendit. Karteli Çela që kontrollon autostradën e heroinës që vjen nga lindja dhe grupe të tjera kriminale që dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke mbështetur 28 kandidatë në 10 qarqe dhe 21 bashki gjatë zgjedhjeve të fundit, mbi 20 prej të cilëve do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Lidhur me pastrimin e parave, z. Berisha paralajmëroi se Shqipëria është shndërruar në lavatriçen më gjigande në Europë për pastrimin e parave të krimit, të dhëna të Eurostat që tregojnë se indeksi i ndërtimit në Shqipëri është trefishuar vitet e fundit, më i larti në Europë, ndërkohë që rritja ekonomike është rreth 3% në vit, ndërsa sektori i industrisë, eksportet dhe bujqësia kanë pësuar rënie të vazhdueshme.

Z. Berisha theksoi gjithashtu hetimet me përgjime nga autoritetet ligjzbatuese të Francës, Belgjikës, Hollandës etj., të cilat kanë zbuluar komunikime që përfshijnë zyrtarë të nivelit më të lartë, me përqendrimin më të madh të këtyre bisedave të dyshimta në zyrën e Kryeministrit i cili ka një koordinator për koordinimin e veprimtarisë së karteleve të drogës dhe grupeve kriminale.

Ai ngriti shqetësimin e thellë që Kryeministri Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme Kodin Zgjedhor, përfshirë keqpërdorimin masiv të burimeve publike si:
• faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve në vlerën 200 milionë euro,
• organizimin e 4,255 aktiviteteve publike në katër muaj duke shpërdoruar detyrën,
• shpërndarjen e një bonusi prej 100 euro për rreth 760 mijë pensionistë,
• prokurime të orientuara drejt përfitimeve elektorale,
• aktivitete të profilit të lartë si Giro d’Italia, etj.

Ai nënvizoi rikthimin e një sistemi patronazhist të ngjashëm me strukturat komuniste përmes keqpërdorimit të të dhënave personale, ku çdo nëpunës civil ishte i detyruar të siguronte 10–15 votues të tjerë për të ruajtur vendin e punës, ndërkohë që janë dhënë 138 licenca kanabisi, 147 herë më shumë se sipërfaqja e lejuar nga ligji, që është vetëm 200 hektarë.

Z. Berisha theksoi se në këto zgjedhje, shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një, duke ushtruar intimidim, blerje votash dhe duke kontrolluar mbi 90% të medias. Ai shtoi se janë shkelur të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe konventat e tjera demokratike.

Në përfundim, z. Berisha theksoi se parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 maj 2025 nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar, ndaj dhe kërkesa e tij është që të ndihmohen shqiptarët të votojnë të lirë dhe deklaroi se vetëm një qeveri teknike, që do të angazhohej për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR dhe për përparimin e integrimit europian, mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.