Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump shpall armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, çfarë thonë iranianët dhe izraelitët

24/06/2025
Amerika hyn në luftë me Iranin, flota me B2 godet centralet kryesore bërthamore. Bota në një nivel tjetër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi sot për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Izraelit dhe Iranit. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump deklaroi se të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe total, i cili do të niste me faza të sinkronizuara dhe do të çonte në përfundimin zyrtar të një “Luftë 12-ditore”.

“Është rënë dakord plotësisht… Lufta do të konsiderohet e mbaruar. Do të përshëndetet nga bota!”, shkruan Trump, duke shtuar: “Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme…”

Sipas versionit të Trump, Irani do të fillojë armëpushimin në orën 12:00, pasuar nga Izraeli në orën 24:00, me çka do të shpallej fundi i konfliktit. Ai vlerësoi vendosmërinë, guximin dhe inteligjencën e të dy vendeve për arritjen e paqes.

Megjithatë, disa orë më pas, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi duke duke hedhur pikëpyetje mbi marrëveshjen.

“Deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje për ndonjë armëpushim… Nëse Izraeli nuk ndalon agresionin jo më vonë se ora 4 e mëngjesit, ne do të vazhdojmë me përgjigjen tonë”, deklaroi Araghchi në platformën X, duke nënvizuar se ishte Izraeli që e kishte nisur luftën.

Qeveria izraelite ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Trump. Sipas një deklarate zyrtare, Izraeli e konsideron fushatën ushtarake si të suksesshme, pasi ka eliminuar kërcënimet bërthamore dhe raketore iraniane.

“Izraeli ka eliminuar një kërcënim ekzistencial të dyfishtë dhe ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit,” thuhet në deklaratën e qeverisë izraelite, duke falënderuar SHBA-në për mbështetjen.

Megjithëse Trump flet për paqe të plotë, deklaratat kontradiktore nga Teherani ngrenë dyshime mbi qëndrueshmërinë e armëpushimit. Situata mbetet e paqartë, ndërsa bota shikon me vëmendje nëse do të fillojë vërtet zbatimi i marrëveshjes së paralajmëruar. r.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.