Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, por sjell një arnim të rrezikshëm

24/06/2025
JORIDA TABAKU/ Kundër buxhetit 2025, një ekonomi për pakicën, një barrë për shumicën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak muaj më pare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dorëzoi në Kuvend një projektligj të plotë për shqyrtimin e investimeve të huaja, i bazuar në rregulloren e Bashkimit Europian dhe standardet e OECD e SHBA-së. Ligji synon të mbrojë sektorët strategjikë të vendit nga investime që vijnë nga aktorë të tretë si Kina, Rusia apo Irani, të cilët nuk përfaqësojnë partnerë strategjikë për Shqipërinë.

Propozimi i hartuar nga Tabaku u konsultua me partnerët ndërkombëtarë dhe përfshiu ndryshime të dobishme për të saktësuar rolin e qeverisë dhe të Kuvendit në procesin e filtrimit të investimeve. Por mazhoranca e la projektligjin në sirtar, duke mos e marrë në shqyrtim për muaj me radhë.

Vetëm pak javë pas zgjedhjeve, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, ka paraqitur një ndryshim të vetëm në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që sot pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Deputetja Tabaku ka reaguar menjëherë duke e cilësuar këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për të zëvendësuar një reformë të mirëfilltë me një draft të dobët e pa standarde.

“Në vend të një ligji serioz, me transparencë dhe procese të strukturuara, siç kërkon OECD, mazhoranca ka sjellë një përpjekje amatore për të larë duart si Ponc Pilati,” deklaroi Tabaku. Ajo shtoi se “Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon.”

Duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj nisme për sigurinë ekonomike dhe kombëtare të vendit, Tabaku përsëriti angazhimin e Partisë Demokratike për të mbrojtur interesin publik dhe për të kërkuar miratimin e projektligjit të saj që ofron garanci maksimale ndaj investimeve të rrezikshme. e.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.