Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

19/06/2025
Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve, tha sot kreu i PD, Sali Berisha një konferencë shtypi pas tri ditësh regjim shtëpie shkaktuar nga një virozë.

Përfaqësuesi i kartelit të troplinëve dhe Edi Ramës, Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Edi Rama në qarkun e Durrësit, është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel.
Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla, i cili pas largimit të një deputeti të PS, u fut në parlament, ka deklaruar veten të punësuar vetëm në universitetin e Durrësit.
Por, po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij, rezulton se nga data 1 qershor e vitit 2021 deri me datën 5.8.2023, famozi Arkend Balla, ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel.
Kompania Nisatel, një nga ortakët themelues ka Sidrit Danajn, i cili sot zotëron 100 përqind të aksioneve.
Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni.
Për periudhën 2015-2025, kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa.
Nisatel është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitetin e ka në Vlorë, dhe kjo pas hulumtimeve, është gjetur se si Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për t’u punësuar pranë saj”, shpjegoi Berisha.

Berisha tha se kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar.

“Nexhmedinit i janë sekuestruar disa kompani, përfshi edhe televizionin kabllor Vlora Cable.
Kjo kompani, ditën e bërjes publike të masave të arrestit, ka kaluar, nuk preket, ka kaluar në pronësi të vëllait tjetër, Vexhi Danajt.
Në pronësi të këtij shtetasi, Vexhiut, janë edhe dy kompani të tjera, të cilat nuk janë bërë publike gjer më sot.
Një, kompani 2BU, të cilës Këshilli Kombëtar i Territorit i ka miratuar një leje ndërtimi në Radhimë në dhjetor të vitit 2024. Pra, në Radhimë lante paratë e krimit karteli Troplini.
Leje zhvillimi për subjektin strukturë polifunksionale me funksion banim, hotel dhe shërbime, deri 12 kate mbi tokë. E përshtatur me relievet e Radhimës. E përshtat Edi Rama.
Dhe kompania e dytë Gerard Krom, e cila është pajisur me leje shfrytëzimi nga Damien Gjiknuri për nxjerrje minerali krom në Klos. Asnjëra nga këto kompani nuk është vendosur nën sekuestro pavarësisht se janë të kartelit të drogës.
Pra janë të amnistuara nga Altin Troplini.
I punësuari Arkend Balla në këto kompani, siç e shihni, nuk është pra rastësisht deputeti më i votuar sepse është deputeti më investuar i klanit Troplini.
Këtu, dhe njëherë, denoncoj me forcën më të madhe, kartelet e drogës dhe implikimet e tyre nën drejtimin e Edi Ramës në farsën elektorale të 11 Majit”, tha Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.