Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A është Arbjan Mazniku ministri nën hetim, SPAK i kontrolloi shtëpinë para 3 muajve

15/06/2025
Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK, shpjegime për 5D
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari i lartë që është vënë nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK, raporton oranews.

Fillimisht hetimet ndaj Maznikut, janë fokusuar vetëm tek tenderat e bashkisë dhe nisur nga dyshime për abuzime me detyrën, SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare një kontroll në banesën e zyrtarit të Lartë.

Nuk dihet me saktësi se çfarë është gjendur nga ana e SPAK në banesë, por një burim pranë këtij institucioni tha për “Ora News”, se tashmë është në pritje të një dosje tjetër kundër Arbjan Maznikut, e cila do transferohet për moskompetencë nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK.

Madje për llogari të kësaj dosje, Mazniku, në cilësinë e ish-nën/kryetarit të bashkisë së Tiranës, është marrë në pyetje lidhur me hapjen e procedurave të dyshuara si fiktive të një tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” që ndodhet në zonën e “Freskut”.

Por tashmë nuk është vetëm kjo, pasi SPAK, ka përqendruar hetimet ndaj Maznikut dhe tek disa praktika tenderuse mes bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home” që është në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, shtetases, Marinela Lika.

Kurse  disa praktika të tjera që janë në verifikim e sipër nga SPAK, lidhet me tenderat që “The Home” ka fituar.

Bëhet fjalë për tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike “Tirana DC” dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.

SPAK ka ngritur dyshime të forta për një konflikt të pastër të interesi dhe korrupsionit, për shkak se në kohën kur janë zhvilluar, Mazniku, ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë Tiranë.

Ndër të tjera gjatë kësaj kohe, Mazniku ka mbajtur në kompaninë “Tirana DD”, postin e rëndësishëm si Kryetar i Këshillit Administrativ, post nga i cili u larguar në muajin Gusht 2024.

Sipas dyshimeve të SPAK, Arbjan Mazniku si Kryetar i Këshillit Administrativ në kompaninë “Tirana DC” lëvronte fondet përfituese e të cilave ishte Bar-Restonati “The Home” që ndodhet në qendër të Tiranës, dhe që bashkë menaxhohet nga gruaja e tij, Marinela Lika.

Një skemë thuajse e qartë si ajo e ngritur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj me restorantin e njohur “Gzona”.

Aktualisht biznesi “The Home” që zotërohet 50 për qind nga Marinela Lika, është vendosur në masë sigurimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Qendror, pasi rezulton të mos ketë paguar detyrimet tatimore në vlerën prej 27 milion lekë të vjetra.

Kërkesa për vendosjen e masës së detyrimit tatimor është vendosur në 9 shtator 2024, duke njoftuar dhe administratorin e këtij subjekti tregtar, Ledion Çollaku./Oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026
Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026
Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.