Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & AKUZA/ Në pranga ish Presidenti i Urdhërit të Stamatologut

14/06/2025
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nikoll Deda, ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologut, në arrest me burg për tre vepra penale

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për Nikoll Dedën, ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë. Ai akuzohet për tre vepra penale: “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të parashikuara nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Hetimi nisi pas kallëzimit të shtetasit A.G., i cili denoncoi përdorimin abuziv të fondeve publike dhe rritjen e buxhetit të institucionit në kundërshtim me ligjin. Sipas Prokurorisë, gjatë drejtimit të institucionit, Deda rriti në mënyrë të pajustifikuar buxhetin e Urdhrit të Stomatologut: nga 38.5 milionë lekë në vitin 2020, në 52 milionë lekë në 2021 dhe më pas në 125.8 milionë lekë në 2022, përfshirë blerjen e një godine dhe investime të tjera.

Prokuroria dyshon se kjo rritje buxheti është përdorur për përfitime personale apo për persona të tretë. Gjithashtu, sipas raportimeve, Deda ka shmangur veprimet hetimore të policisë gjyqësore, duke rritur rrezikun e arratisjes dhe pengimit të hetimeve.

Nga hetimet rezulton se që prej vitit 2016, ai ka punësuar persona të afërt pa ndjekur kriteret ligjore, me qëllim që të ndikonte në vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut. Edhe pse aktualisht është në proces gjyqësor për një tjetër çështje penale, ai ka vazhduar të marrë vendime dhe të përqendrojë kompetencat në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria vlerëson se masa e arrestit është e domosdoshme për të garantuar vijimin e hetimeve dhe shmangien e çdo përpjekjeje për të ndikuar në provat ose për t’i shpëtuar drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026
KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
VIDEO/ Monika Kryemadhi në GJKKO me vajzën, mësohet arsyeja

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Meta–Kryemadhi”

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026
KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.