Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë shkruan shkrimtarja për fëmijë Rovena Rrozhani për zhdukjen e xixëllonjave

12/06/2025
Çfarë shkruan shkrimtarja për fëmijë Rovena Rrozhani për zhdukjen e xixëllonjave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Rovena Rrozhani

Lajmi se ne mund të jemi brezi i fundit që i shohim xixëllonjat ka pushtuar të gjitha mediat. Alarmi i shkencëtarëve bëhet i fortë kur përmendet fjala “i fundit”. Pesë vite më parë kur ende pa e botuar testoja përrallën e Fanit, xixëllonjës që nuk bënte dritë, shumë prej fëmijëve shqiptarë nuk i njihnin insektet ndriçuese.
I njëjti reagim ishte edhe për vitin e parë të jetës së librit. Dalëngadalë pyetjes sime në takime me fëmijë, “A i njihni xixëllonjat?”, pjesa më e madhe filluan t’i përgjigjen me një “po” të zgjatur dhe entuziaste. Jo vetëm i njohnin, por edhe dinin të tregonin se ku mund t’i gjenin.
Pastaj mësuan edhe shtegun e Fanit, një shteg i vogël në parkun e Liqenit Artificial ku spektakli i xixëllonjave të mban minuta të tëra në këmbë dhe ku magjia i fton të rriturit të bëhen fëmijë, dhe fëmijët i afron me natyrën, aty ku ndodh cdo aventurë e viteve të para të jetës.
Sot, pas disa vitesh, ndërsa “Fani në kërkim të dritës” ndriçoi mendjet e fëmijëve, vjen alarmi i përsëritur, por këtë herë më shqetësues se kurrë. Zhdukja e xixëllonjave nuk do të jetë vetëm një mungesë në biodiversitetin e tokës. Xixëllonjat janë një kapitull ëndrrash, librash, poezish, këngësh dhe rrëfenjash, është një kapitull fëmijërie pa dallim feje, krahine dhe ideje. Nëse ky kapitull humbet, kam frikë se shumë gjëra do të humbasin nga njerëzimi bashkë me të.
Le të shpresojmë që apeli i shkencëtarëve të zgjojë pak njerëzit, dhe le të shpresojmë që librat që sjellin këto shqetësime shumë më herët sesa lajmet e fundit dhe tronditëse, të lexohen, kuptohen dhe përkthehen në veprime.
“Fani në kërkim të dritës” nuk është vetëm një përrallë që i drejtohet fëmijëve, por edhe një testament për natyrën. Të gjitha rekomandimet e njerëzve të shkencës gjenden në këtë libër, bashkë me një mori ndjesish, emocionesh dhe mesazhesh që i vlejnë po aq të rriturve sa edhe fëmijëve.
Ndaj ju rekomandoj fort që ta lexoni librin këtë verë dhe sidomos të veproni.
Dhe nëse ndodheni në Tiranë, vizitoni Shtegun e Fanit te Liqeni. Nuk ka ndonjë tabelë shenjuese, por nëse ecni përgjatë rrugës së liqenit dhe shikoni në djathtën tuaj, do ta gjeni. Nëse nuk e gjeni dot me kaq sa ju thashë, prisni mbrëmjen dhe vëzhgoni derisa dritat e tyre, do t’ju ndriçojnë rrugën drejt magjisë së verës.
Kur t’i gjeni, mos u tundoni që t’i prekni, mos bëni asnjë nga lojërat që kemi bërë kur ishim fëmijë, por vetëm kundrojini dhe ëndërroni. Ëndrrat nuk kushtojnë!

Autore e librit “Fani në kërkim të dritës” fitues i Fondit të Letërsisë Shqipe për fëmijë për vitin 2020 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.