Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë me të cilën luftonte prej kohësh.

Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe ishte një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar, me kontribute të rëndësishme në teatër, film dhe televizion. Ai kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më vonë një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve.

Karriera e tij përfshin punën si regjisor në teatrin “Bylis” në Fier dhe më pas në Estradën e Shtetit, ku realizoi shfaqje me tematikë sociale dhe elemente të theksuara satire. Pas viteve ’90, themeloi teatrin privat “Rubairat”, një nismë e veçantë kulturore në hyrje të Teatrit Kombëtar, që megjithatë nuk arriti të mbijetojë për shumë kohë.

Në vitin 2002, ai emigroi në SHBA, por vijoi të jetë aktiv në fushën e artit. Bungo ka shkruar drama dhe skenarë filmash, si “Pabesia”, “Pas fasadës”, si dhe ka interpretuar në film, duke spikatur me rolin e Bardhylës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” (1990).

Vitet e fundit u kthye në Shqipëri ndërsa për disa vite ishte kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH.

E bija, Alba Bungo, i ka dedikuar disa fjalë të ndjera babait ndërkohë që ka dhënë lajmin për humbjen e tij

“Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret.

Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im. Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja.

Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjëjt, engjëlli im!”, shkruan e bija. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
Rama lajmëron prishjen e stadiumit Selman Stërmasi, çfarë do ndodhë me tatimin e Jashtëzakonshëm

Çfarë vendimesh mori sot qeveria. Lini, pasuri kulturore

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.