Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çështja e Martin Camit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë për ngjarjen tragjike

22/05/2025
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Gjykatën e Tiranës janë dëgjuar dëshmitë e para të pesë të miturve në kuadër të hetimeve për vrasjen e Martin Canit, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”, ku i dyshuar është Mario Përlleshaj. Seanca u zhvillua në prani të prindërve dhe psikologes, në respekt të procedurave për marrjen e dëshmive të fëmijëve.

Dëshmitë u përqendruan në dinamikën e ngjarjes, ndërsa seanca e radhës u caktua për datën 28 maj, në orën 10:15, ku pritet të dëgjohen edhe tetë të mitur të tjerë.

Seanca nuk ka kaluar pa tensione. Një përplasje verbale u regjistrua mes prokurores së çështjes, Alma Felaj, dhe prindërve të Luiz Meçës, i cili mbeti i plagosur në ngjarje. Babai i Luizit reagoi me indinjatë ndaj mënyrës së hetimit, duke protestuar me zë të lartë dhe duke u detyruar nga trupi gjykues të largohej nga salla.

Debati u ndez në momentin kur u diskutua mbi ditën para ngjarjes. Sipas të dhënave të paraqitura në sallë, Martin Cani dhe Luiz Meçe kishin qenë në Kavajë duke luajtur futboll, dhe ishin kthyer në Tiranë të shoqëruar nga prindërit e Luizit. Në vijim, u përmend mundësia që të miturit të kenë debatuar në telefon me autorin e dyshuar gjatë mbrëmjes. Prokurorja Felaj sugjeroi se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë” në ato orë, deklaratë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të babait të Luizit, i cili iu drejtua prokurores: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë”.

Seanca e 28 majit pritet të jetë vendimtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.