Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK dhe Prokuroria e Barit godasin një nga grupet më të fuqishme kriminale

21/05/2025
SPAK dhe Prokuroria e Barit godasin një nga grupet më të fuqishme kriminale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Falë një bashkëpunimi të ngushtë mes SPAK dhe autoriteteve italiane, është goditur një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave me bazë në Shqipëri. Megaoperacioni i përbashkët, i koduar “Ura”, është zhvilluar paralelisht në të dy vendet, duke çuar në ekzekutimin e 52 urdhër-arresteve dhe sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në selinë e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, vlerësoi operacionin si një shembull konkret të suksesit që vjen nga bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

“Ky operacion përfaqëson një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar,” deklaroi Dumani. “Është arritur t’i jepet një goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave. Ky është një sukses që nuk do të ishte i mundur pa besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me strukturat italiane.”

Hetimet e këtij operacioni janë zhvilluar për një periudhë të gjatë kohore dhe përfshijnë përdorimin e teknologjisë së avancuar për përgjime, ndjekje dhe analizë financiare, duke krijuar një pamje të qartë të rrjetit kriminal që operonte në të dy anët e Adriatikut.

Në të njëjtën konferencë, Prokurori i Barit, Roberto Rossi, falënderoi publikisht autoritetet shqiptare për angazhimin e tyre të plotë dhe profesionalizmin e treguar.

“Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkët,” tha Rossi. “Për ne, luftimi i krimit në Shqipëri apo Itali është e njëjta gjë. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet shqiptare, veçanërisht SPAK, janë tepër të afta për të ndjekur veprat penale bashkë me ne. Mafia shqiptare ka një forcë ndërkombëtare të madhe, por besojmë fort se përmes bashkëpunimit do ta mundim këtë kancer.”

Një nga emrat më të përfolur në listën e të arrestuarve është Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së transportit “Ligori Travel”, që operon prej vitesh linjën Shqipëri-Itali me autobusë. Çombashi u arrestua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në fshatin Sheq Marinas, Fier. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi në vitin 2016 ishte arrestuar për kontrabandë mallrash në Vlorë.

Banorët e zonës e përshkruajnë Çombashin si një person të qetë dhe të respektuar, i cili e ka nisur aktivitetin e tij pas viteve ’90, fillimisht me furgonë transporti. Por dyshimet e hetuesve janë të forta se pas fasadës së biznesit të ligjshëm, fshihej një aktivitet kriminal i sofistikuar.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Çombashi dyshohet të ketë transportuar shuma të konsiderueshme parash nga aktivitetet e paligjshme të personave me lidhje në Itali, për t’i dorëzuar më pas të afërmve të tyre në Shqipëri. Këto transferta klandestine u kryen jashtë çdo kontrolli bankar apo financiar, duke përbërë një formë klasike të pastrimit të parave.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, dha detaje mbi operacionin e zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Barit.

Sipas Marës, janë lëshuar në total 52urdhërarreste në Shqipëri dhe Itali, nga të cilat janë ekzekutuar 40, raporton A2 CNN.

“Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës”, tha Mara. “Gjatë këtij hetimi më parë janë sekuestruar 3 milionë euro, para cash, si të ardhura të këtij grupi kriminal, të cilat i janë nënshtruar hetimit të këtij procedimi penal”.

SPAK ka masë sigurie edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës, por masa nuk është ekzekutuar ende.

Po ashtu mësohet se dy prej personave të ndaluar janë nga Vlora.

Operacioni “Ura” është zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë dhe Italisë, përfshirë Fierin, Tiranën, Durrësin, Barin, Romën dhe Napolin. Autoritetet kanë deklaruar se janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, automjete luksoze, llogari bankare dhe prova të tjera materiale që lidhen me veprimtarinë e grupit kriminal.

“Nuk ka më vende të sigurta për kriminelët. Drejtësia po bashkëpunon përtej kufijve dhe do të arrijë kudo,” përfundoi Dumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.