Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik

11/05/2025
FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çfarë ka ndodhur?

Kandidatja për deputete e PS-së në Fier, Zegjine Çaushi ka postuar një video më 9 maj vetëm dy ditë para nisjes së votimeve përmes së cilës thotë se drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka dhënë urdhër që më 11 maj komisionerët e PD-së të prishin votimin përmes thyerjes së kutive dhe grisjes së procesverbaleve.

Në vijim të videos Caushi thotë se urdhëri i tij nuk mund të zbatohet pasi komsionerët do të shkojnë në burg nëse cënojnë procesin.

Fill pas publikimit të kësaj viedoje, në të njëjtën ditë ka ardhur reagimi i Gazment Bardhit.

Ai deklaron se nuk ka asnjë urdhër apo porosi të tillë për komisionerët e PD-së.

“Mashtrimi përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli!

Nuk ekziston asnjë urdhër, asnjë porosi, asnjë orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike! Mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli! Komisionerët e PD do të jenë garantë të ligjit dhe të vullnetit të qytetarëve! E diela do të jetë ditë feste! Do të votojmë të qetë nga ora 07.00-19.00 në çdo qendër votimi!  E diela është dita largimit me votë të së keqes, e përfaqësuar nga korrupsioni, arroganca, krimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës!”, shkruan Bardhi në postimin e tij.

 

Konteksti

Fushata zgjedhore ka përfunduar, këto janë edhe deklaratat e fundit politike.

Në Shqipëri ka pasur raste të bojotimit të procesit zgjedhor ose në tërësi zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur në vitin 1996 nga ana e PS në zgjedhjet parlamentare të majit, ndërsa PD bojkotoi plotësisht zgjedhjet lokale në 2019.

Tensioni në prag të votimeve është i lartë dhe në cdo qark ka denoncime në lidhje me manipulimin e votave. Niveli i lartë i denoncimeve ka krijuar idenë edhe të mundësisë që PD të bojkotojë procesin e votimit, ndoshta në ndonjë zonë të veçantë.

Një vështrim më i thellë

Lajmi i deklaruar nga Çaushi rezulton të jetë i pavërtetë në raport me reagimin e Bardhit.

PD e ka të ndaluar më statut të bojkotojë zgjedhjet.

Në deklaratën e Caushit nuk përmendet ndonjë fakt që mbështet parashikimin e saj.

Projekti e ka të pamundur të gjejë një burim të besueshëm të paanshëm në lidhje me këtë lajm.

Fluksi i lajmit

Video e Çaushit në faqen e saj ka 3 ndarje, 6 komente dhe 135 like. Faqja e Çaushit 6.4K ndjekës. Reagimi i Bardhit ka 11 ndarje, 49 komente dhe 790 like. Faqja e Bardhit në Facebook ka 17K ndjekës.

A është lajm

Është lajm i rremë për sa kohë nuk kemi asnjë fakt në favor të bojkotit apo prishjes së votimit nga ana e komisionerëve  të PD-së. Ndërkaq PD e ka në statut të ndaluar bojkotin në zgjedhje.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.