Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ A ka dështuar sistemi politik në Shqipëri

07/05/2025
EKREM SPAHIU/ A ka dështuar sistemi politik në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ekrem Spahiu

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 Prill 1939 ndërpreu vijimësinë e sistemit politik tëMbretërisë demokratike, parlamentare dhe tëtrashëgueshme, me Mbret të shqiptarëve Lart-Madhëria e tij, Zogu I.

Sistemi politik “Republikë Popullore e Shqipërisë”, iinstaluar nga regjimi komunist në 11 Janar 1946, e ktheu Shqipërinë në vendin me diktaturën më të egër ndër ish vendet komuniste dhe pasojat tashmë dihen.

Sistemi politik “Republikë parlamentare”, i vendosur në vitin 1992, ka sjellë zhgënjimin e madh tëshqiptarëve: varfëri ekstreme për shumicën dërmuese të popullit dhe krijimin e një kastë miliarderësh tëlidhur me politikën dhe krimin e organizuar, korrupsion të lartë, pasiguri për jetën, mosfunksionim të demokracisë dhe drejtësisë, shthurje të vlerave të familjes dhe shoqërisë, etj.Pasojat, largimin masiv dhe me dhimbje të madhe tëshqiptarëve nga vendi.

Duke e dëshiruar demokracinë si alternativë, shumica e shtetasve shqiptarë kërkojnë rikthimin e Monarkisësepse:

– Shqiptarët, në atë regjim politik, gëzuan siguridhe të drejta që nuk i kanë gëzuar kurrë më pas.
– Mbretërinë nuk e larguan shqiptarët, por pushtimi fashist.
– Mbretëria, me Mbretin Leka I, është konfirmuar si sistemi politik më i dëshiruar i zgjedhësve shqiptarë të Shqipërisë, qyshse më 29 qershor 1997 Referendumi për formën e regjimit fitoi dhe e dëshmoi me të paktën 54% të votave në rang kombëtar, pavarësisht se u manipulua hapur.
– Të gjitha partitë politike opozitare dhe mbi 30 subjekte të tjera kanë nënshkruar një marëveshje politike më 04.06.1998 se referendumi u manipulua dhe se duhet përsëritur.
– Përsëritja e referendumit nuk ka asnjë pengesëkushtetuese përderisa me Nenin 151/3 tëKushtetutës aktuale të Shqipërisë “Referendumi  për  të  njëjtën  çështje  nuk  mund  të  përsëritet  përpara  se  të  kenë  kaluar  tre vjet nga zhvillimi i tij”.
– Princ Leka II, trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror, përmbush të gjitha kushtet dhe është i gatshëm për të ushtruar pushtetin që buron nga ky sistem politik nëse shtetasit shqiptarë e kërkojnë me shumicë votash.
– Shtetet me sistem politik “Mbretëri” në Europë janë dëshmuar të jenë vendet më të zhvilluara dhe me stabilitet politik, ekonomik e social më tëlartë.

Mbështetur në këto premisa, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, në bashkëpunim me Familjen Mbretërore, me fillimin e legjislaturës së re parlamentare, do të ndërmarrë nismën ligjore për fillimin e proçedurave për zhvillimin e Referendumit për formën e regjimit politik në Shqipëri.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.