Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“5D”: Dënime me burg dhe ndalim funksionesh publike për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

23/04/2025
Krijohen tre lagje te reja në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për fraksionin e dytë të çështjes së njohur si “5D”, ku të përfshira rezultojnë dy ish-drejtoresha të Bashkisë së Tiranës dhe tre zyrtarë të tjerë.

SPAK kërkon shpalljen fajtore të Deborah Keçit dhe dënimin e saj me 1 vit burg, i cili ulet në 8 muaj si rezultat i gjykimit të shkurtuar. Prokuroria kërkoi gjithashtu pezullimin e dënimit me shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare, duke i ndaluar kryerjen e çdo vepre penale gjatë kësaj kohe. Si masë shtesë, Keçit i kërkohet edhe ndalimi për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj. Për ta, prokurori i çështjes Klodian Braho kërkoi nga gjykata dënimin me 9 muaj burg, të cilët reduktohen në 6 muaj në kuadër të gjykimit të shkurtuar. Ashtu si në rastin e Keçit, për tre të pandehurit e tjerë u kërkua pezullimi i dënimit me shërbim prove për 2 vite dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Seanca e radhës gjyqësore, ku pritet të dëgjohen qëndrimet e avokatëve mbrojtës, është caktuar të zhvillohet më 8 maj, në orën 12:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.