Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetim në Fier ndaj skuadrës së Ballukut, Bardhi: Të hetojë SPAK dhe shpejt

18/04/2025
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi politik i PD për qarkun Fier Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me regjistrimin e procedimit penal nr. 495/2025 ndaj zyrtarëve publikë të angazhuar në fushatën e Partisë Socialiste në qarkun Fier. Hetimet e prokurorisë janë përqëndruar në keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime politike. Gazment Bardhi apelon që rasti të trajtohet si grup i strukturuar kriminal dhe se hetimet duhet të kryhen me shpejtësi dhe në kohë.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Nisja e hetimeve për keqpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë elektorale është pozitive dhe meriton vlerësim, por është e pamjaftueshme! Në hetimin e krimeve zgjedhore është domosdoshmëri shpejtësia në hetime dhe vënia në kohë para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit.

Ne presim që ligji të veprojë ndaj bandës elektorale të Belinda Ballukut në qarkun Fier, dhe çështje të kësaj natyre duhet ti kalojnë për kompetencë SPAK për shkak se jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal, me role të qarta dhe të mirëpërcaktuara, me në krye Belinda Ballukun. Faktet për këtë janë evidente, mjafton vullneti që prokurorët të bëjnë punën e tyre pa vonesa dhe pa hezitim!

Prej muajsh tashmë qindra punonjës të administratës publike nën varësinë e Belinda Ballukut kanë pushtuar si bandë qarkun e Fierit, duke braktisur detyrën shtetërore dhe duke ushtruar presion apo ofruar favore në këmbim të votave. Refuzimi masiv i qytetarëve i ka bërë edhe më arrogant, edhe më qesharak, edhe më të papërgjegjshëm, duke lënë gjurmë të krimeve të tyre kudo.

Një pjesë e tyre në mënyrë fiktive janë bërë edhe “banor” të qarkut Fier, në zonat që drejtuesja e bandës i ka lënë nën përgjegjësi. Janë këta individë endacak që i japin urdhrat e paligjshëm ndaj punonjësve të administratës në Fier, janë këta që urdhërojnë strukturat e PS të angazhohen në krime elektorale, janë këta individë që terrorizojnë bizneset.

Fatmirësisht ata janë të gjithë të identifikuar me emër e mbiemër si shkelës të ligjit, dhe qytetarët e qarkut Fier e kanë të qartë se si çdo endacak ato janë individë me kohë skadence në 11 Maj dhe në 12 në mëngjes kthehen në Tiranë për tu bërë gati për të shkuar atje ku e ka vendin çdo shkelës i ligjit.

Prandaj më 11 Maj qytetarët e qarkut Fier e kanë të qartë se çfarë do të bëjnë, nuk do t’i nënshtrohen presionit dhe do të votojnë për ndryshimin për mirë të Shqipërisë, duke mbështetur alternativën e shkëlqyër ekonomike të Partisë Demokratike.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.