Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Mjekra’, bosi i trafikut të shqiptarëve drejt Britanisë u arrestua pasi u zbulua nga media se ndodhej në Britani

13/04/2025
‘Mjekra’, bosi i trafikut të shqiptarëve drejt Britanisë u arrestua pasi u zbulua nga media se ndodhej në Britani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një qytetar shqiptar, i përfshirë në trafikimin e emigrantëve nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe, është shpallur fajtor për hyrje të paligjshme në territorin britanik, pas një investigimi të publikuar nga gazeta britanike Mail on Sunday, i cili çoi në arrestimin e tij.

Alket Dauti, 38 vjeç, konsiderohet si figura kyçe e një rrjeti kriminal që kishte organizuar futjen e qindra emigrantëve shqiptarë në Britani nëpërmjet kamionëve, duke kërkuar shuma që varionin nga 8,000 deri në 13,000 paund për person, në varësi të vendit në kamion.

Sipas burimeve të gazetës, Dauti ishte liruar vitin e kaluar nga një burg në Belgjikë ku kishte qenë i dënuar në mungesë me dhjetë vite burg. Pas ekstradimit në Shqipëri, ai arriti sërish të depërtonte në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor të vitit të kaluar. Megjithëse nuk figuronte në asnjë regjistër zyrtar britanik, video të tij u shfaqën në TikTok dhe në rrjete sociale, ku ai shfaqej në rrugët e Londrës, ndërsa të afërmit e tij postonin foto të tij pranë shkollës ku shoqëronte fëmijët.

Pas publikimit të raportimit nga Mail on Sunday, autoritetet britanike reaguan menjëherë. Home Office përshëndeti gazetarët për punën e tyre “të shkëlqyer investigative”, që ndihmoi në lokalizimin dhe arrestimin e Dautit vetëm një javë pas publikimit të artikullit në mars të këtij viti.

Ai u shfaq të premten përpara Gjykatës së Kurorës në Woolwich, ku u deklarua fajtor për akuzën e hyrjes pa leje në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi për dënimin e tij do të jepet më 12 maj, ndërsa ai rrezikon deri në katër vite burg dhe dëbim të menjëhershëm pas përfundimit të dënimit.

Ministria e Punëve të Brendshme britanike deklaroi se mbetet e përkushtuar në largimin e kriminelëve të huaj, duke vlerësuar kontributin e gazetarëve dhe qytetarëve që ndihmojnë në identifikimin e tyre. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.