SPAK përfundon hetimet për 4 zyrtarë, akuzohen për korrupsion zgjedhor

Shares

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në GJKKO për 4 ish-zyrtarë të implikuar në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në zgjedhjet lokale të 2019-ës në bashkinë e Tiranës

Ata Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti ndërsa akuzohen për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, si dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Dritan Stoka dhe Agim Osma kanë kërkuar që persona të ndryshëm të përgatitin lista zgjedhësish dhe të ushtrojnë presion mbi votuesit në këmbim të përfitimeve të paligjshme, si mbajtja në punë ose dhënia e lejeve për legalizimin e ndërtimeve informale. Ndërkohë, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, në rolet e tyre si jurist dhe ndërmjetës, kanë ndikuar gjithashtu në pajisjen me leje legalizimi për ndërtimet pa leje të disa shtetasve.

“Nga bisedat e përgjuara, të përfshira në fashikullin e procedimin penal ka rezultuar se përmes veprimeve të tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të përfitimeve të parregullta kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa shtetasve.

Për personat e pandehur Alqi Hajdini, i cili në kohën e kryerjes së veprimeve mbante detyrën si jurist i ALUIZNI Tirana Jug dhe më pas ASHK Tirana Jug dhe shtetasi Ylli Baruti, në rolin e ndërmjetësit, kanë konsumuar elementët e veprës penale ”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodi Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit të drejtperdrejtë të përfitimeve të parregullta apo shpërblim në te holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Lidhur me këtë hetim, janë veçuar aktet në procedimin penal nr.100/1 të vitit 2020 për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme”, njoftoi SPAK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...