Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria, marrëveshje me Italinë për zhvillimin e industrisë ushtarake navale

08/04/2025
Shqipëria, marrëveshje me Italinë për zhvillimin e industrisë ushtarake navale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në Portin e Durrësit, u nënshkrua sot, Marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare“KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjene përbashkët në industrinë ushtarake navale. Po ashtu unënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulkuese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vizitoi anijen Libra dhe mori pjesë në nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit.

Kryeministri tha se ky akt është dëshmi e miqësisë dhebashkëpunimit mes vendeve, i cili po hyn në një epokë të re, duke prodhuar energji të reja.

Teksa falenderoi miqtë italianë, Kryeministri Rama tha se marrëdhënia me Italinë mike përmes këtij bashkëpunimi bëhet akoma edhe më e rëndësishme, akoma edhe më strategjike, dhe më e lidhur me interesat e përbashkëta të të dy vendeve, të dy kombeve tona. 

“Sigurisht kjo anije, është një dëshmi shumë e dukshme dhe e prekshme e gjithë asaj që po bëjmë bashkërisht dhe dua të siguroj të gjithë se, ajo që po bëjmë së bashku, është shumë mëtepër se sa kjo anije dhe është shumë më tepër sesa aspektimaterial sepse po punojmë vërtetë për të krijuar një sinergji tërëndësishme ndërmjet këtyre dy anëve të Adriatikut dhe për tëbërë bashkë ide të reja dhe energji të reja, për të shkuar përparadhe për të transformuar gjithnjë e më shumë këtë miqësi shumë të lashtë, në diçka të mirë për të dy popujt tanë dhe për të dyshtetet tona.

Dhe siç tha edhe ministri, miku im i mirë dhe jam i nderuar përmiqësinë e tij, jetojmë në kohëra  mjaftueshmërisht të reja dhe me sfida që nuk i imagjinonim deri disa vite më parë.

Dhe për këtë, është shumë e qartë për të gjithë se duhet të bashkojmë gjithçka që është e mundur të bashkohet dhe aty kunuk ka shumë rëndësi  nëse je i madh apo nëse je i vogël, por ka rëndësi të shtosh diçka dhe kështu besoj se kjo marrëdhënie me Italinë bëhet akoma edhe më e rëndësishme, akoma edhë më strategjike, akoma edhe më e lidhur me interesat e përbashkët atë të dy vendeve, të dy kombeve tona. 

Dua të falenderoj veçanërisht edhe të gjithë skuadrën ushtarake që ka ardhur nga Italia për këtë demostrim të një bujarie të madhe, të një miqësie të madhe, të një respekti të thellë; dua të falenderoj veçanërisht kreun e palës ushtarake për mikpritjen dhe për kujtimin e bukur që do ta marr me vete për “xhevahirin’’ këtu afër, të anijes së marinës italiane. Nuk ndodh çdo ditë që të kesh një mundësi të tillë dhe faleminderit, Guido që më tregove një tjetër muze Italian, por këtë herë në det dhe jonë tokë. Është vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe dua të shpresoj që ushtarakët tanë, që kreu i forcave të marinësshqiptare të jenë të gëzuar. E di që “oreksi vjen duke ngrënë’’,  por ndërkohë duhet shijuar “kjo pjatë e madhe bujarie dhe mirësie’’ nga ana e Italisë.” – u shpreh kryeministri Rama në përshëndetjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.