Gra kineze në Durrës, biznes me drita të kuqe në qytet. 6...

Gra kineze në Durrës, biznes me drita të kuqe në qytet. 6 burra kapen në holl

94
0
Shares

Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit në Durrës.

Procedohen penalisht dy shtetase kineze që kishin marrë me qira banesën si dhe 6 klientë shqiptarë që u gjetën në këtë banesë.

“Në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për veprat penale “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” për shtetaset kineze R. W, 54 vjeçe, X. X., 41 vjeçe.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetasve kineze.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimit proaktiv rezultoi se shtetaset kineze në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishin përshtatur një ambient të marrë me qira, dhe ushtronin prostitucionin.

Po nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen”, njoftoi policia e Durrësit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY