E humbën jetën të dy, makina doli nga rruga në Rrugën e...

E humbën jetën të dy, makina doli nga rruga në Rrugën e Kombit

40
0
Shares

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit. Dy persona humbën jetën kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

”Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi Afrim Kolgjini, 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi Festim Gjeta, 35 vjeç, banues në Kukës”, njoftoi policia e Kukësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY