Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata e Posaçme urdhëron vijimin e hetimeve ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

01/04/2025
Deputeti socialist thumbon Tahirin: Këtej rrihen biznesmen, andej shpëtohen kotele
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto Artan Gaçi në legjislaturën e mëhershme kur ishte deputet i PS

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë dhe të vijojë hetimet penale për kallëzimin ndaj ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe ish-deputetit Artan Gaçi. Vendimi vjen pas ankimit të bërë nga Dhionisios Alfred Beleri, i cili akuzon zyrtarët për veprat penale “shpërdorim i detyrës”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”.

Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, gjykata rrëzon vendimin e mëparshëm të mosfillimit të procedimit penal të marrë nga SPAK dhe urdhëron regjistrimin e çështjes, duke e cilësuar të nevojshme hetimin e mëtejshëm të pretendimeve të ngritura.

Në thelb të kallëzimit qëndron përfitimi i statusit të investitorit strategjik nga bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, për një pronë buzë detit në Himarë, për të cilën akuzohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme duke shfrytëzuar funksionin publik të ministres. Gjykata thekson se Xhaçka, nëpërmjet martesës, ka përfituar të drejta pasurore që lidhen me investimin strategjik, pa e deklaruar këtë si konflikt interesi, dhe ka përfituar përdorim falas të pronës shtetërore në dëm të interesit publik.

Po ashtu, në vendim përmendet edhe roli i strukturave shtetërore lokale dhe zyrtarëve të ZVRPP-së në regjistrimin e pronës, ku përmenden bashkëpunime të mundshme për falsifikim dokumentesh dhe regjistrime të dyshimta në favor të subjektit investitor.

Gjykata ka urdhëruar që Prokuroria e Posaçme të administrojë të gjitha praktikat që lidhen me përfitimin e statusit strategjik, regjistrimin e pronës dhe deklarimet publike të të kallëzuarve, për të vlerësuar nëse ka elementë të veprave penale.

Ky vendim i hap rrugën hetimeve për një nga çështjet më të përfolura për konflikt interesi dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare në nivelet më të larta të qeverisjes. Prokuroria ka afat 10-ditor për të ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.