Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKT&FAKE/ Videoreel Veliaj-Rama, një deepfake krijuar nga sinteza e dy të vërtetave

10/04/2025
Rama pezullon edhe për një vit tjetër lejet e ndërtimit…! Po Veliaj çfarë pezulloi në ditën e dytë si kryebashkiak…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

a.Cfarë ka ndodhur

Një reels është publikuar me 24 mars 2025, krijuar nga montimi i dy videove që vënë përrallë Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Reel është publikuar në Facebook siç shihet në link.

Video është krijuar nga montimi i dy sinkroneve në kohë të ndryshme dhe kontekste të ndryshme të Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sinkronet janë vendosur në mënyrë të tillë që përmbledhja e videos të shfaqet si konflikt mes të dyve.

Sinkroni i Veliaj është si më poshtë: “Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAK vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?”.

Ndërsa video mbyllet me shprehjen e kryeministrit Rama: ‘Turp të kesh!’

Videoreel është postuar nga faqja ‘Adriatiklapaj për kryeministër’, një faqe që për nga përmbajtja e përgjithshme e saj transmeton postime në mbështetje të partisë ‘Shqipëria bëhet’, e cila merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas skanimit të bërë në tools e verifikimit të videove rezultatet janë si më poshtë:

Avatarify: Nuk është deepfake ( 3%)

Deepëare: Suspicious (62%)

Seferbekov: Deepfake e gjetur (98%)

Të përmbledhura: Deepfake e gjetur (82%)

b.Konteksti

Kryetari i bashkisë së Tiranës është nën masën e sigurisë arrest me burg me tre akuza që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave. Shumë media dhe jo vetëm ato kanë krijuar idenë se pas arrestimit të Veliaj qëndron edhe një aprovim në eter i kryeministrit Rama.

Ndërkohë video ka për qëllim të transmetojë edhe idenë se Veliaj nuk ka shkelur ligjin më pak se Rama duke sjellë një sinkron të tij pak ditë pas arrestimit të disa zyrtarëve të bashkisë së Tiranës teksa Veliaj heq një paralele mes arrestimit të tyre dhe ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për të krijuar një ambient shfajësues përallë publikut.

c.Nje kerkim me i thellë  

Kjo video është miksim i nje deklarate te Erion Veliaj më 6 prill 2024 dhe një debati të Kryeministrit Edi Rama në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, prej ku është shkëputur shprehja ‘turp të kesh’.

Nga shikues të zakonshëm nuk merret vesh ky lloj montazhi dhe prej shumë personave video merret e mirëqenë ashtu sic është.

Çfarë thotë Veliaj në video është e saktë siç është deklaruar më 6 prill 2024, por e nxjerrë nga ai kontekst dhe e përdorur në nj kontekst tjetër ka një tjetër ngarkesë: “Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAK vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?”. Linku i emisionit ‘5 pyetje nga Babaramo’ nga eshte shkeputur video:

d.Fluksi i lajmit

Që nga publikimi ka marrë një shtrirje të gjerë në Facebook. Ka 3.2 like, 329 komente dhe 447 share.

e.Si është lajmi, ose nuk ka lajm

Videorrel e mësipërme është bashkim i dy lajmeve korrekte, ose sinkroneve korrekte të secilit nga protagonistët e videos.

Bashkimi i tyre në një kontekst tjetër nga ai për të cilën janë deklaruar apo shkëputur e ben videoreel një deepfake. Synimi është për të arritur një qëllim politik duke krijuar një rrethanë të re, të besueshme për përdoruesit e rrjeteve sociale që nuk kanë një frekuencë të lartë të ndjekjes së lajmeve politike.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.