Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDI RAMA/ Mozaiku i Tiranës, një tjetër destinacion turistik dhe qendër edukative për kryeqytetin

01/04/2025
EDI RAMA/ Mozaiku i Tiranës, një tjetër destinacion turistik dhe qendër edukative për kryeqytetin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mozaiku i Tiranës, një nga thesaret e arkeologjisë shqiptare, është rikonstruktuar dhe rilindur si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të kryeqytetit. Ky objekt unik, i cili ruan copëza të historisë sonë të antikitetit, është i konceptuar jo vetëm për t’u shërbyer si muze, por edhe si një qendër edukimi dhe inovacioni për fëmijët.

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrin e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ishin në ambientet e Mozaikut të Tiranës për të parë nga afër formën përfundimtare të këtij projekti.

Kryeministri u informua mbi rëndësinë e përfundimit të kësaj strukture moderne, e cila kërkoi gati dy vite punë për t’u realizuar: “Kjo është struktura e re e mozaikut, që është krijuar sipas standardeve bashkëkohore, dhe është shumë më e avancuar në krahasim me strukturën e vjetër”, – u shpreh një nga drejtuesit e projektit.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij projekti është zhvillimi i një itinerari të ri për vizitorët. Ky itinerar ka si synim ofrimin e mundësisë për të shijuar Mozaikun në një mënyrë më dinamike dhe të përshtatshme për të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët. Po ashtu, për të ofruar një eksperiencë më të avancuar dhe interaktive, Mozaiku do të përfshijë dhe ekspozita digjitale dhe instalacione interaktive, të cilat do të jenë të dedikuara për vizitorët e rinj. Këto instalacione do të mundësojnë që fëmijët të shohin dokumentarë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anglisht, duke krijuar një përvojë unike dhe tërheqëse për vizitorët.

Ministri Gonxhja nga ana e tij theksoi se instalimi i pajisjeve multimediale dhe digjitale do të jetë një hap i rëndësishëm për të modernizuar Mozaikun dhe për ta shndërruar atë në një destinacion turistik edhe më të vizituar: “Në verë, do të instalohen pajisje multimediale  duke mundësuar që jo vetëm mozaikët që ndodhen këtu, por edhe ato nga e gjithë Shqipëria, të mund të shihen virtualisht”, – tha Gonxhe.

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të projektit, theksoi mundësinë e transformimit të këtij hapësire në një zonë tërheqëse edhe për komunitetin lokal: “Ky kënd mund të bëhet më i bukur për komunitetin. Mund të shtojmë më shumë hapësirë për të ulur dhe të krijojmë një ambient edhe më të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët,” tha Kryeministri.

Me përfundimin e këtij projekti, Mozaiku i Tiranës do të ofrojë një eksperiencë të pasur edukative dhe kulturore për të rinjtë, si dhe do të jetë një destinacion i rëndësishëm turistik për qytetin dhe vizitorët e huaj. r.q

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.