Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MENTOR KIKIA/ Salmonela dhe fabrika e mishit si model suksesi i IPARD-it

31/03/2025
Fileto pule me salmonelë në Durrës, prokuroria e Tiranës nis hetimin. Kompania mori edhe fonde IPARD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambientet e brendshme të kompanisë ‘salmonela’

Nga Mentor Kikia

Shikojeni foton e parë. Eshtë një stalle e braktisur. Ajo strehonte 30 krerë lopë, pjesë e një ferme të falimentuar, në Hamallaj. E hasa në rrjet. I zoti tregonte se ferma falimentoi, fëmijët emigruan, ndërsa ai, i mbetur vetëm, punon roje nate tek vilat e të pasurve në Hamallaj, për 350 Euro në muaj.

Fotot e tjera janë të linjës së përpunimit të mishit, e kompanisë “diMal”- AMG, që na ka futur makthin e Salmonelës me mishin e importuar nga Brazili. Kjo fabrikë përpunon mishin, duke prodhuar sallame, proshuta, gjiro për Fast-Foodet, përgatit fileto etj. Ngritja e saj është ndihmuar edhe nga fondet e IPARD, me 4 milion Euro.
Programi i BE-se, IPARD(i pezulluar aktualisht) është ngritur për të mbështetur fermerin prodhues dhe industrinë përpunuese të prodhimit vendas. Pra, të mbështesë atë fermerin që punon tokën dhe prodhon domate, mollë, patate, rrush… për ta ndihmuar të blejë makineri, të ndërtojë sera, të investojë në teknologji, të rrisë prodhimin dhe përmirësojë cilësinë, në mënyrë që të eksportojë prodhimet e tij

Të mbështesë atë fermerin që ka ngritur një fermë të vogël me lopë, dele, dhi apo shpendë, që prodhon qumësht, mish e veze, që ta zgjerojë, ta rrisë, të përmirësojë teknologjinë, shërbimin, të rrisë prodhimin e ulë koston për tu bërë konkurues. Por, këto para në vend që të ishin përdorur për të mbështetur rritjen e prodhimit dhe përpunimin e prodhimit vendas, janë përdorur për të financuar kompani që importojnë dhe përpunojnë edhe mish importi.
Edhe sikur kjo të ketë qenë tërësisht e ligjshme dhe e drejtë, a është kjo në dëm të prodhimit vendas, apo jo?
Janë më të efektshme financimet që AZHBR bëri për vilat në Dhërmi, ato të paktën nuk u sjellin dëm fermerëve shqiptarë.

Kjo fabrikë është arkivuar si një model suksesi nga AZHBR.
I bukur sukses!

Por dua të ndalem pak edhe në përmasat e skandalit të mishit me salmonelë, që dëshmon në rrënim të frikshëm të përgjegjësisë shtetërore, njerëzore dhe publike.

1-Tregtarët e hodhën produktin në treg pa prituar përgjigjen e analizave të AKU-së. Kjo është e ndaluar të bëhet dhe per kete pronaret e kompanive te mishit dhe disa nepunes te AKU jane venen nen hetim.

2-Pasi u mësua se mishi ishte ngarkesë bakteriale, vetë AKU nuk dha alarmin për të lajmëruar konsumatorët. Por u desh të publikohej skandali në media që AKU të bënte një deklaratë, që ishte as mish, as peshk, as fileto pule.

3-Vetë kompania që kishte importuar produktin, nuk demonstroi përgjegjshmëri, ajo nuk kërkoi ndjesë, nuk apeloi konsumatorin, duke thënë: Mos blini fileto apo nënprodukte … derisa të bëjmë verifikimin se ku janë shpërndarë, që ta tërheqim nga tregu.
Eshtë gjëja më elementare që duhet të bëjë një biznes në të tilla raste dhe kjo do ta rriste edhe me shume besimin e konsumatorit tek kompania, e nuk do ta demtonte ne treg.

Vetëm pasi kishte shpërthyer reagimi publik, kompania përpunuese nxorri një njoftim ku bënte të ditur se “lotet e kontaminuara nuk janë përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim”.
Në cilin vend, një sipërmarrje në fushën e ushqimit të njerëzve do të sillej në këtë mënyrë me konsumatorin?

4-Ndërsa rrjeti dhe mediat zjenin e zjejnë për skandalin e mishit me salmonelë që u hodh në treg, në programet më të shikuara televizive vazhdon reklama produkteve “diMal”. Edhe pse kompania kishte njoftuar se per nënproduktet e saj nuk ishte pëdorur nga kjo sasi mishi të infektuar, në kulmin e një shqetësimi publik tërësisht legjitim, që prek drejtëpërdrejtë shëndetin e njerëzve, mediat do të duhej të mbanin qëndrim, deria autoritetet nuk e kishin qartësuar tërësisht situatën. Është çështje parimore dhe etike.

Njerëz, ne kemi pranuar e duruar shumë të padrejta mbi kurriz. Por tek ushqimi ynë dhe i fëmijëve tanë, ne nuk duhet të durojmë. Sepse kjo nuk ndodh për herë të parë në industrinë ushqimore, dhe jo vetëm.
Dhe, derisa shteti nuk është në anën tonë, këtë duhet ta bëjmë ne.

Ti braktisim!

Ky duhet të jetë mësimi dhe dënimi që duhet ti japim kujtdo që bën pazar me shëndetin dhe paratë tona!
Fabrika mishi e qumështi, supermarkete që falsifikojnë datat e skandencës e karburante që na vjedhin tek pompat e naftës, të cilave autoritetet nuk ua permendin as emrat kur i kapin ne shkelje.

Ndërsa shtetin e korruptojnë, neve nuk duhet të na mashtrojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.