FAKT&FAKE/ Dritëhijet me vendimet dhe mesazhet e Erion Veliajt nga qelia e...

FAKT&FAKE/ Dritëhijet me vendimet dhe mesazhet e Erion Veliajt nga qelia e paraburgimit në Durrës

55
0
Shares

Spekulimi me vendimet dhe mesazhet e Erion Veliajt nga qelia e paraburgimit në Durrës

a.Cfarë ka ndodhur

Kryebashkiaku i Tiranës në detyrë Erion Veliaj, i cili është nën masën e sigurisë arrest me burg me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit tërhiqet më 20 mars 2025 nga urdhëri që firmosi vetë, më 18 mars 2025 duke i rikthyer kompetencat e drejtimit të bashkisë tek Anuela Ristani.

Në 18 mars, nga qelia e burgut të Durrësit ku ndodhet me masën “arrest me burg”, Veliaj ka firmosur urdhrin me numër 582 për t’ia deleguar punët e bashkisë nënkrytares tjetër të këtij institucioni Sara Goxhajt. “Urdhëroj: znj. Sara Goxhaj nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon në datë 19.03.2025 deri në një urdhër të dytë. Urdhri nr 366, date 14.02.2025 ‘për delegimin e përkohshëm të detyrave të Bashkisë së Tiranës’, shfuqizohet’”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Veliaj dhe që është protokolluar me numër 11273.

Këto lëvizje të papritura të kryebashkiakut Veliaj kanë hasur në rezistencën e kryeministrit. Sipas burimeve mbrëmjen e së mërkurës në prani të 5 nënkryetarëve dhe stafit të bashkisë, Rama ka mbështetur qëndrimin e Anuela Ristanit si drejtuese e komanduar. Ai i ka kërkuar protokollit që të mos regjistrojë urdhrin e nxjerrë nga Veliaj për marrjen e detyrave të kryetarit të Bashkisë nga Sara Goxhaj, duke e larguar këtë të fundit nga pozicioni si dhe ka konfirmuar në detyrë Anuela Ristanin.

Pasditen e 20 marsit Erion Veliaj e quajti gjithë situatën një keqkuptim nga mungesa e informacionit në qeli. Ai thotë se vendimin e mori pasi kishte menduar se ka dakordësinë e ekipit të bashkisë për delegimin e ri, por tani çdo gjë kthehet si më parë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ai thotë se ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar për shkak se kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh. E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në bazë të një hetimi të SPAK nën akuzën për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Të gjitha mediat në monitorim (Lapsi. Dosja, neësbomb, javaneës, top channel, vizion plus,  i publikuan lajmet që lidhen me momentet kryesore të urdhërit, anulimit të urdhërit dhe ndërhyrjes së kryeministrit duke iu referuar materilave e dhe burimeve shpesh offrecord.

Por Lapsi.al botoi një në mbremjen e 20 marsit një tjetrë lajm që lidhej me këtë ngjarje dhe që theksonte se Erion Veliaj nuk i shkrunate vetë mesazhet por këto i hartonte zyra e shtypit e kryeministrit. Madje Veliaj nuk dinte asgjë në lidhej em ato mesazhe. Lapsi citonte kreun e PD, Sali Berisha ndërsa ky i fundit citonte qytetarin dixhital, një ‘koperturë’ për informacionet që ai merr në telefonin e tij nga burime të ndryshme dhe në disa raste rezultojnë të pavërteta apo gjysëm të vërteta, ashtu is në disa raste nxjerrin në publik lajme që shpoesh ndryhsojnë diskursin në vend.

“Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në denoncim thuhet statuset e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorëve i shkruan kryeministri Edi Rama dhe zyra e tij.

Qyetari ka komentuar edhe lëvizjet e fundit në bashki që lidhen me drejtimin e saj, ku shkruan se pasi Veliaj i delegoi firmën Sara Goxhajt, Rama ka shkuar me britma në këtë institucion dhe ka urdhëruar protokollin të veprojë.

“Breaking Neës! Dëshmi tronditëse! Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij! Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital! Pershendetje dr. Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb ashtu sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK. Pasi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA.

Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama, Mazniku dhe Fuga. Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi”, shkruan ndër të tjera lapsi.al duke cituar Berishën.

Po më 20 mars në mbrëmje vjen një reagim nga nënkryetarja Anulea Ristani e cila nuk shpjegon cështjen ekomunikimit të Veliajt por raportet e saj me të dhe kryeministrin. “Kam një reagim nga Anuela Ristani. Më thotë zoti Fevziu ndjesë, por duke ju ndjekur vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj.

Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh” ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, – thuhej në reagimin e saj, transmetuar direkt në emisionin Opinion në tv Klan.

Lapsi.al publikon një shënim ku e shpreh dyshimin që Veliaj nuk i shkruan vetë vendimet apo postimet. “Përfundimi? Veliaj përfundoi duke lexuar rreshtat, me gjasë të shkruar nga zyra e Kryeministrit”, shkruan Lapsi.Shkrimi ëhstë publikuar më 20 mars në orën 14.57. Ndërkohë Berisha e ka deklaruar më vonë këtë mundësi, në orën e 21.09 të së njëjtës ditë.

b.Konteksti

Erion Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025 me disa akuza ku përfshihen edhe ato për korrupsion. Kryeministri Rama në mënyrë tepër dyshuesenëse është në përshtatje me ligjin ka nxitur emërime dhe shkarkime në bashkinë e Tiranës kur në fakt kjo është kompetencë e kryetarit të bashkisë derisa ai të gjendet fajtor nga gjykata, ose nga këshilli bashkiak i Tiranës.

As Rama, as Veliaj nuk janë transparent në marrëdhëniet e tyre para dhe pas burgut, kështu që u lihet hapësirë hamendjeve apo edhe publikimeve të bazuara në burime të mjegullta si qytetari dixhital në lidhje me atë nëse kryetari i bashkisë së Tiranës është i izoluar në burg apo ka hapësirë komunikimi dhe drejtimi në bashkinë e Tiranës.

c.Vështrim më i thellë

Lajmi nuk është publikuar më herët dhe vetëm dalja e një vendimi nga Veliaj nxiti më pas publikime rreth cilësisë së komunikimit të tij nga qelia.

d.Fluksi i lajmit

Lajmi në lidhje me pasigurinë nëse Veliaj i shkruan vetë vendimet apo postimet në rrjete sociale është shpërndarë nga një pjesë e mediave, si Lapsi.al, kryesisht media që ushqejnë me lajme një krisje mes Ramës dhe Veliajt, gjë që është në interes të opozitës para zgjedhjeve parlamentare te 11 majit 2025 por edhe brenda grupeve të ndryshme rivale në PS.

Lapsi.al ka 166K ndjekës në Facebook dhe 18.2K në Instagram.

e.Si duhet të ishte ai lajm

Përvec transmetimit të qytetarit dixhital që duhet theksuar se është një burim anonim dhe vlerën e merr sepse e thekson kreu i opozitës Berisha, duhet shpjeguar situata e Veliaj në qelinë e të paraburgosurit në Durrës. Duhet shpjeguar nëse ai i ka kushtet për të postuar dhe komunikuar rregullisht përmes telefonit, me letra, takime apo përmes rrjeteve sociale dhe internetit. Kjo do të hidhte konture sigurie nëse lajmi për postime të rreme të Veliajt është i rreme, edhe i rreme apo i vërteteë.

Burime shtesë: Aktualisht kemi depozituar një kërkesë në drejtorinë e burgjeve në lidhje me mundësinë për komunikime, cilësinë dhe shpeshtësinë e tyre nga ana e Veliajt.

Linqet e lidhuar me analizën e mësipërme:

A2 CNN
https://a2neës.com/shqiperia/politike/veliaj-ndryshon-nga-paraburgimi-kryetaren-e-bashkise-i1143247
https://a2neës.com/shqiperia/politike/veliaj-sqaron-drejtimin-e-bashkise-tirane-i1143332

Top Channel
https://top-channel.tv/2025/03/20/veliaj-ndryshon-nga-burgu-nenkryetaren-qe-i-delegoi-kompetencat-rama-rikthen-ne-detyre-anuela-ristanin/
https://top-channel.tv/2025/03/20/njeri-e-emeron-tjetri-e-shkarkon-berisha-per-ndryshimet-ne-bashkine-e-tiranes-jane-funksione-te-keshillit-bashkiak-jo-te-rames-apo-veliajt/
https://top-channel.tv/2025/03/20/anuela-ristani-rikthehet-ne-drejtimin-e-bashkise-veliaj-ridelegimi-i-gabuar-mendova-se-ishte-dakordesuar-kam-vetem-mall-te-takohem-me-ramen9/

Vizion Plus
https://ëëë.vizionplus.tv/veliaj-shkarkon-anuela-ristanin-sara-goxhaj-merr-kompetencat-e-kryebashkiakut-te-tiranes/
https://ëëë.vizionplus.tv/perplasje-me-ramen-reagon-veliaj-kam-mall-te-takohem-me-kryeministrin-asgje-tjeter-nuk-eshte-e-vertete/

Lapsi.al
https://lapsi.al/2025/03/20/veliaj-kunder-rames-shkarkon-ristanin-nga-funksioni-i-kryetares-te-bashkise-tirane/
https://lapsi.al/2025/03/20/berisha-publikon-sms-ne-rama-shkoi-me-britma-ne-bashki-pas-vendimit-te-veliajt/
https://lapsi.al/2025/03/20/reagon-anuela-ristani-nuk-jam-e-besuara-e-rames-ne-bashkine-e-tiranes/
https://lapsi.al/2025/03/20/veliaj-terhiqet-nga-perplasja-me-ramen-kisha-idene-e-gabuar/
https://lapsi.al/2025/03/20/kryengritje-ne-bodrumet-e-ps-i-burgosuri-veliaj-sfidon-ramen-nga-qelia/

News Bomb
https://newsbomb.al/politike/dokumenti-vetem-nje-muaj-ne-krye-te-bashkise-tirane-erion-veliaj-shkark-i357913
https://newsbomb.al/politike/edi-rama-shkakton–ne-bashkine-e-tiranes-policia-bashkiake-ndahet-i357937
https://newsbomb.al/politike/kam-mall-te-takoj-ramen-veliaj-rikthen-ne-detyre-anuela-ristanin-ridele-i357979

Dosja.al
https://dosja.al/politike/ekskluzive-veliaj-nis-revolten-kunder-rames-firmos-nga-qelia-emerimin-e-i426546
https://dosja.al/politike/ekskluzive-rama-pushton-komplet-bashkine-tirane-pas-shkarkimeve-emeron–i426598
https://dosja.al/draft/ekskluzive-plas-lufta-ne-bashki-rama-emeron-jonida-halilin-veliaj-urdheron-i426620
https://dosja.al/politike/berisha-beteja-mafioze-rama-veliaj-ne-bashki-vetem-pjesa-e-pare-e-filmi-i426696
https://dosja.al/politike/veliaj-i-ridelegoi-kompetencat-drejtuese-anuela-ristani-nuk-jam-e-besua-i426781

Java News
https://javanews.al/veliaj-shkarkon-ristanin-si-kryetare-ne-detyre-te-bashkise-emeron-sara-goxhajn/
https://javanews.al/veliaj-shuan-zerat-per-perplasje-mes-tij-dhe-rames-per-shkarkimin-e-ristanit-kam-firmosur-nje-ridelegim-nuk-e-dija-qe-nuk-ishte-dakordesuar-me-ekipin/
https://javanews.al/reagon-anuela-ristani-nuk-jam-e-besuara-e-rames-ne-bashki-seshte-zene-askush-me-gishta-ne-vesh/

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY