Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Joan Pelushi fronëzohet kryepeshkop: “i denjë!” kumbon nga besimtarët në kishën “Ngjallja e Krishtit”

29/03/2025
Joan Pelushi fronëzohet kryepeshkop: “i denjë!” kumbon nga besimtarët në kishën “Ngjallja e Krishtit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një ceremoni solemne dhe historike për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Joan Pelushi është fronëzuar sot si Kryepeshkop i ri, duke marrë zyrtarisht drejtimin e kësaj kishe pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Thirrja tradicionale “I denjë!” e besimtarëve kumboi fuqishëm nga kisha “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke e pranuar Pelushin si udhëheqësin e ri shpirtëror të komunitetit ortodoks shqiptar.

Fronëzimi u zhvillua përmes një liturgjie të veçantë, në prani të mijëra besimtarëve, përfaqësuesve të 13 kishave ortodokse të botës dhe figurave të larta të shtetit shqiptar. Të pranishëm ishin Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ish-presidentë, drejtues të Kuvendit, anëtarë të qeverisë dhe opozitës, si dhe përfaqësues diplomatikë. Një ndër të ftuarit ishte ministri i mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, i cili ndoqi të gjithë shërbesën në këmbë, sipas rregullit të ritit ortodoks.

Në emër të Sinodit të Shenjtë, kleri ortodoks i dorëzoi Kryepeshkopit të ri simbolin e udhëheqjes shpirtërore dhe i shprehu urimet për misionin që e pret.

Angazhim dhe mirënjohje për paraardhësin

Në fjalimin e tij të parë si primat i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi theksoi përkushtimin ndaj detyrës së re dhe përmendi me mirënjohje kontributin e paraardhësit të tij, Anastas Janullatos, të cilin e cilësoi si figurë kyçe për ringritjen dhe konsolidimin e kishës ortodokse shqiptare në dekadat e pas komunizmit.

Joan Pelushi, i cili ka shërbyer për dekada si peshkop dhe anëtar i Sinodit të Shenjtë, është përzgjedhur unanimisht në këtë detyrë të shenjtë. Me fronëzimin e tij, ai do të mbajë këtë mision shpirtëror për gjithë jetën, duke udhëhequr komunitetin ortodoks shqiptar në përballimin e sfidave të kohës dhe ruajtjen e identitetit të besimit.

Ceremonia përmbylli një kapitull të rëndësishëm në historinë e kishës, ndërsa hapi rrugën për një epokë të re nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan Pelushi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.