Prokuroria e Tiranës ka marrë referimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), për skandalin e salmonelave të pulës të importuara nga Brazili dhe që u ndaluan në Portin e Durrësit. Burime zyrtare konfirmian se për të hetuar këtë skandal, me short është caktuar prokurori Platin Aliçka. Ky i fundit pritet që brenda 15 ditësh, të regjistrojë procedimin penal. Organi hetues tregohet i rezeruvuar mbi emrin e kompanisë që futi këto produkte në vendin tonë.
Por AKU mësohet se ka bërë denoncim me emër dhe bëhet fjalë për një kompani që është recidiviste në këtë çështje.
”
Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.
Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë”, thuhet në njoftimin e AKU.
Kompania ka marre e fonde të IPARD në 2019. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/