Kandidati i PD-së në Qarkun e Fierit Eduart Sharka denoncon asfaltin elektoral.
“E keqja dhe demagogjia nuk mbulohen me çakull elektoral”, thotë Sharka.
Prej ditësh administrata dhe firma fantazmë janë duke vepruar ne fshatrat e Bashkisë Lushnje duke shtruar me asfalt rrugë dytësore pa asnjë projekt të miratuar nga urbanistika dhe të ndaluar në këtë periudhë të fushatës zgjedhore . Administrata e zonjës Balluku ardhur nga Tirana komandon gjithçka vetëm e vetëm të mashtrojë banorët e Myzeqesë në këmbim të votës .
Denoncimi ketë rradhe vjen nga kandidati i PD në qarkun e Fierit qëbulon Bashkinë Lushnje z.Eduart Sharka .
“A do të veprojë SPAK-u për këto raste të denoncuara në mënyrë flagrante?. Votat janë ndëshkim në 11 maj për këto mashtrime . Rastet e përfshirjes se administratës , presionet ndaj punonjësve për votë. Listat e të afërmve për të votuar si kërcënim ndaj vendit të punës , janë bërë monotonia e ditës.. Qytetarët Lushnja janë të vetëdijshëm që ndëshkimi ndaj kësaj qeverisje do të vijë shpejt nëpërmjet votës”, thotë Sharka. s.m
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/