Pamje nga diskoteka në flakë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, ku 50 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një diskotekë në qytetin e Koçanit.
Sipas mediave vendase, zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 në klubin e natës “Koçani Pulse”, ku ndodheshin rreth 1500 të rinj për të ndjekur një koncert të një grupi të njohur vendas. Dëshmitarët raportojnë se flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar kaos dhe panik mes të pranishmëve.
Dyshimet e para tregojnë se shkak i zjarrit mund të kenë qenë efektet piroteknike të përdorura gjatë festës, por autoritetet ende nuk kanë dhënë një version zyrtar për rrethanat e plota të tragjedisë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se disa persona të lidhur me organizimin e eventit janë arrestuar, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes.
Për shkak të tragjedisë, në kryeqytetin Shkup janë anuluar të gjitha vizitat zyrtare, ndërsa ministri i Brendshëm ka mbërritur tashmë në Koçan. Gjatë ditës, pritet që edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shkojnë në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën. r.r
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/