Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump mbyll ‘Zërin e Amerikës’, sot heshti Ditari i orës 18.00 pas 82 vitesh

16/03/2025
VIDEO/’Nga karrigia do të tundim’, studentët e Mjekësisë i bëjnë këngë labe Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëri i Amerikës, një nga zërat më të rëndësishëm të informacionit të lirë për shqiptarët dhe botën, ka ndalur transmetimet në gjuhën shqipe pas 82 vitesh. Ky vendim vjen pas një urdhri ekzekutiv të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtime masive në shtatë agjenci lajmesh.

Që nga e shtuna, emisioni “Ditari” nuk është më në transmetim dhe nuk do të rikthehet për publikun shqiptar. Ish-drejtori për Euroazinë në Zërin e Amerikës, gazetari shqiptaro-amerikan Elez Biberaj, e konfirmoi këtë zhvillim përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar një ngjarje të dhimbshme për angazhimin e Amerikës me botën.

“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe të vërtetë për qindra miliona njerëz anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëm të thellë në imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike,” shkroi Biberaj.

Zëri i Amerikës nisi transmetimet në gjuhën shqipe më 13 maj 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përcjellë lajmet në një kohë kur liria e informacionit ishte e kufizuar në shumë vende. Gjatë dekadave, ai mbeti një burim thelbësor për shqiptarët, veçanërisht gjatë periudhës së regjimeve të mbyllura komuniste dhe pas rënies së tyre.

Shkatë agjencitë e lajmeve janë: Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Kubës (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

Më shumë se 1000 punonjës me kohë të plotë në Zërin e Amerikës dhe Zyrën për Transmetimin e Kubës, e cila drejton Radio dhe Televizionin Martí , u prekën. r.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj mungon në seancën e themelit, shtyhet për të premten

01/04/2026
Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj mungon në seancën e themelit, shtyhet për të premten

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.