Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrugët e ish Bllokut që kthehen në pedonale, si zgjidhet trafiku

15/03/2025
Rrugët e ish Bllokut që kthehen në pedonale, si zgjidhet trafiku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-Blloku, një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, do të shndërrohet në 3 rrugët e tij kryesore në pedonale duke favorizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe me shpejtësi të kufizuar për automjetet.

Sipas nënkryetares së bashkisë, Frida Pashako, ndërhyrjet do të nisin me eliminimin e rrugëve paralele me Lanën dhe asfaltimin e rrugëve “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada VIII”, ndërsa më vonë do të përfshijë edhe rrugën “Nikolla Tupe”. “Qëllimi është krijimi i një mjedisi më të sigurt për këmbësorët, duke unifikuar trotuarin dhe karrexhatën, në mënyrë që hapësira të jetë e përbashkët dhe e aksesueshme,” tha Pashako gjatë një interviste në tv Klan.

Një ndryshim i rëndësishëm do të ndodhë në rrugën “Ismail Qemali”, e cila, si arteria kryesore e ish-Bllokut, do të ketë një korsi të dedikuar për parkim dhe një tjetër për biçikletat, duke e lidhur me rrjetin ekzistues në kryeqytet. Për ndërtimin e saj do të përdoren materiale me nuanca të kuqërremta, të cilat do ta diferencojnë vizualisht nga rrugët e tjera.

Projekti, i cili do të nisë në maj dhe pritet të përfundojë në tetor, ka një kosto prej 300 milionë lekësh. Për realizimin e tij, bashkia është këshilluar me Maria Vasilaku, ish-nënkryetaren e Vjenës, një eksperte me përvojë në planifikimin urban.

Ajo që bie në sy është vlera prej 3 milionë euro investim megjithëse punohet në disa rrugë. Siç duket ky është efekti i parë financiar pas shkatërrimit të 5D dhe arrestimit të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj mungon në seancën e themelit, shtyhet për të premten

01/04/2026
Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj mungon në seancën e themelit, shtyhet për të premten

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.