Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E grinë buxhetin për 7 vite, sot e hapën tynelin e floririt. Të njëjtin problem pati Kalimashi por u zgjidh në 2 muaj

15/03/2025
E grinë buxhetin për 7 vite, sot e hapën tynelin e floririt. Të njëjtin problem pati Kalimashi por u zgjidh në 2 muaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria hapi sot tynelin e Murrizit, 3.8 km pas 7 vitesh shpenzime buxheti pa fund me justifikimin se mali kishte probleme gjeologjike. Rreth 300 milionë euro për 23 km rrugë, kompania duhej ta kishte rrafshuar gjithë malin e të mos kishte nevojë fare për tynel.

I njëjti problem u shfaq në tynelin autostradë të Kalimashit, argjilë dhe ujë me 6 km në secilin drejtim, pra 12 km si ky i Murrizit. Por problemi u zgjidh për fare pak muaj me një kosto minimale.

Tyneli i Murrizit ka qenë justifikim për të alokuar miliona euro që më pas nul përfunduan në rrugë.

”Rruga e Arbrit është tashmë një premtim i mbajtur, me hapjen eplotë të Tunelit të Murrizit për automjetet, që u realizua sot, pas një pune sfiduese që në nisje të tij për shkak të gjeologjisëproblematike të zonës nëpër të cilën kalon.

I shumëpritur për të gjithë banorët e Dibrës, dhe jo vetëm, Tuneli i Murrizit i cilësuar edhe si shtylla kurrizore e rrugës sëArbrit, përbëhet nga dy tunele, nga tuneli kryesor me një gjatësi prej  3789 dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3781m, i përbërënga 11 hyrje dhe dalje”, shkruan zyra e shtypit pa përmendur shifrën e shpenzuar.

Kryeministri Edi Rama, si dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, dhe drejtues e përfaqësues të pushtetit lokal, thyen sot ligjin zgjedhor ndër të tjera.

Do ishte e udhës që nesër ta inagurojë edhe Berisha pasi paratë që mbetën më tynel janë edhe të popullit të opozitës.

“Sot hapet tuneli i Murrizit prej 3.8 km i gjatë. Është plotësisht i përfunduar në të gjithë komponentët e tij dhe ana ndërtimore dhe elektromekanike. Gjithçka është funksionale. Kemi bërë testet mbrëmë deri natën vonë. Nga ana tjetër, edhe trupa e Policisë Rrugore e ka marrë tashmë detyrën për monitorimin. Gjithashtu,këtu ndodhen të vendosura njësitë e zjarrfikësve dhe gjithçka është ashtu siç duhet. Në krahun tonë të djathtë kemi tunelin paralel që është tuneli i emergjencës. Sipas Kodit Rrrugor çdo tunel mbi 500 m ka nevojë që të ketë tunelin e emergjencës. Ka 11 hyrje dhe dalje tuneli i emergjencës. Gjithçka është sipas parametrave. Në tunelin e emergjencës vazhdojmë me disa punime të fundit, por që ndërkohë janë të dy operacional. Nuk parashikohet të ketë asnjë ndërprerje më të trafikut, duke qenë se siç jeni dhe ju në dijeni e kemi mbajtur deri në detaj të fundit të mbyllur sepse ky tunel ka pasur vështirësitë e tij, duke nisur nga gjeologjia dhe projektimi dhe gjithçka tjetër. Por mund të themi që është një nga pjesët e krenarisë së infrastrukturës shqiptare.Është një vepër arti, duke qenë se tuneli është i gjithi i blinduar në hekur, përndryshe nuk do të qëndronte. Ne në këto momente nuk po kalojmë në një tunel të gërmuar siç është rasti i Llogarasë, por po kalojmë në një tunel, i cili është i blinduar i gjithi në hekur si një unazë hekuri.” – shpjegoi zv/Kryeministrja Balluku, teksa shtoi se në ndërkohë edhe pjesët e tjera të Rrugës së Arbrit janë të përfunduara.

“Gjatë rrugës që keni ardhur sot keni parë dhe pjesën e skarpateve të shkalles së Tujanit plotësisht të përfunduar. Ne i kemi shtuar një pjesë tjetër vitin e kaluar rrugës së Arbrit, duke i vendosur dhe një segment të ri që është segmenti nga Maqellara në Peshkopi. Unë e kam inspektuar dje kështu që në muajin prill ne do kemi mundësi që ta dorëzojmë.”

Ndërsa Kryeministri Rama inkurajoi që të gjenden zgjidhjet infrastrukturore edhe për çdo pjesë tjetër të rrugës, në mënyrë që të jetë sa më funksionale dhe lehtësisht e aksesueshme.

Duke folur për disa specifika të rrugëve hyrëse, Zëvendëskryeministrja Balluku tha se “Përsa i përket hyrjeve, ne po bëjmë një studim të ri. Duke qenë se kemi krijuar Unazën e Madhe të Tiranës tani, të gjitha hyrjet duhen riparë. Dhe hyrja e Kamzës nuk plotëson më kushtet për të qenë hyrje e kryeqytetit sepse lidhet në autostradën Tiranë – Durrës dhe nuk lidhet më në Unazë siç duhet të lidhet. Kështu që jemi duke bërë projektin dhe nga Kamza, pra në hyrje të Tiranës për të dalë direkt në lotin e parë që e quajmë ne të Unazës së Re të Madhe. Dhe kështu mund të shikojmë dhe dizajnojmë dhe pjesën e Tufinës për ta lidhur direkt në Unazë të Madhe. Ti shkon direkt te vetërrotullimi dhe pastaj vjen nga Rruga e Arbrit futesh në Unazë të madhe për tu shpërndarë neper Tiranë apo për të vazhduar në autostradat e tjera se mund të vijnë nga Rruga e Arbrit dhe të duan të ikin në Elbasan.” – detajoi ajo.  

Rruga e Arbrit, një arterie lolale sjell një lehtësim në lidhjen mes Tiranës dhe Dibrës. Ky projekt ka përfshirë ndërtimin e 54 kilometra rrugë me 10 kilometra tunele dhe 1.4 kilometra ura. Ndërtimi nisi në vitin 2010 dhe deri në 2013 u ndërtua gjysma e saj si dhe u hapën disa tynele. Pjea e saj malore dhe tyneli i Murrizit me gjatë 3.8 km nisën ndërtimin në 2015. Afërsisht u punua menritme prej 2.5 km në vit ndërkohë kostoja e rrugës kalon mbi 10 milionë euro për km. Një subjekt joshës për çdo prokuror normal në Shqipëri. Por çe do e kanë kaluar vetingun, dhe gjatë këtij procesi e kanë gëlltitur një lugë çorbë. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.