Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrihet marrëveshje me Ukrainën, Trump zhbllokon ndihmën. 8 orë bisedime

11/03/2025
Arrihet marrëveshje me Ukrainën, Trump zhbllokon ndihmën. 8 orë bisedime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndërsa Kievi ka pranuar një propozim amerikan për një armëpushim 30 ditor të luftës kundër Rusisë, në pritje të një marrëveshjeje me Moskën, thanë zyrtarët amerikanë dhe ukrainas të martën pas bisedimeve në Arabinë Saudite, raportoi sot Zëri i Amerikës. 

“Sot ishte një ditë e mirë për paqen. Falë udhëheqjes së Presidentit Trump dhe mikëpritjes së hirshme të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, ne jemi një hap më afër rivendosjes së paqes së qëndrueshme për Ukrainën. Topi tani është në fushën e Rusisë”, tha Sekretari Rubio përmes një shkrimi në rrjetin X.

Uashingtoni i ngriu ndihmat ushtarake dhe të zbulimit për Ukrainën me qëllimin për të shtyrë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që të fillonte bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Ngrirja e ndihmave amerikane erdhi disa ditë pas një takimi të tensionuar në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili udhëhoqi delegacionin amerikan në bisedimet në Xhedah të Arabisë Saudite, tha se Uashingtoni do t’i paraqesë Kremlinit propozimin për armëpushim. Deri më tani, Rusia ka kundërshtuar çdo gjë përveç përfundimit të përhershëm të konfliktit pa pranuar asnjë lëshim.

“Do t’u themi atyre se kjo është ajo që kemi në tryezë. Ukraina është gati të ndalojë luftën dhe të fillojë dialogun. Tani do të jetë në dorën e tyre që të pranojnë ose të shprehen kundër”, tha Sekretari Rubio për gazetarët pas takimit. “Nëse ata thonë jo, atëherë për fat të keq do ta dimë se cila është pengesa për paqen.”

Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se: “Delegacioni ukrainas e bëri mjaft të qartë sot se ata ndajnë vizionin e Presidentit Trump për paqen”.

Diskutimet e së martës, që zgjatën afro tetë orë, duket se i kanë dhënë fund, të paktën për momentin, mosmarrëveshjeve mes presidentëve Zelenskyy dhe Trump.

Zoti Waltz tha se palët në bisedime folën në detaje lidhur me përfundimin e luftës përgjithmonë, përfshirë garancitë afatgjata për sigurinë. Ai tha se Presidenti Trump ra dakord që të anulonte menjëherë pauzën ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, prej miliarda dollarësh, dhe ndarjen e të dhënave të zbulimit. Presidenti Trump ka thënë se shpreson arritjen e një marrëveshjeje gjatë ditëve të ardhshme.

“E di që kemi një takim të rëndësishëm me Rusinë nesër dhe shpresoj të ketë bisedime të shkëlqyera”, tha Presidenti Trump pa dhënë detaje.

I dërguari special i Presidentit Trump, Steve Witkoff, pritet të shkojë në Moskë më vonë këtë javë, ku mund të takohet me Presidentin Vladimir Putin, sipas një individi që ka njohuri për këtë çështje, por jo i autorizuar të komentojë publikisht. Ai tha se planet mund të ndryshojnë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, foli menjëherë pas përfundimit të bisedimeve për paqen, duke përsëritur angazhimin e Ukrainës për të arritur një paqe të qëndrueshme, ndërsa theksoi se vendi i tij ka kërkuar që t’i japë fund luftës që nga fillimi i saj.

“Pozicioni ynë është absolutisht i qartë. Ukraina është përpjekur për paqe që në sekondën e parë të kësaj lufte dhe ne duam të bëjmë gjithçka të mundur për ta arritur atë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë të sigurt dhe që të sigurojë që lufta të mos kthehet”, tha zoti Zelenskyy.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, i cili e udhëhoqi delegacionin ukrainas, i cilësoi negociatat si pozitive. Në një deklaratë të përbashkët me palën amerikane, ai tha se të dy vendet “ndajnë të njëjtin vizion dhe se ne po ecim në të njëjtin drejtim për një paqe të drejtë, të pritur prej kohësh nga të gjithë ukrainasit”. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.