Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama është kryeministri më mizogjen në histori! Zhduku 60 milionë euro që dha qeveria franceze për gratë

08/03/2025
Berisha: Rama është kryeministri më mizogjen në histori! Zhduku 60 milionë euro që dha qeveria franceze për gratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama është kryeministri më mizogjen në histori! Zhduku 60 milionë euro që dha qeveria franceze për gratë, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha gjatë prezantimit të Shqipërisë Madhështore për gratë.

ARGUMENTAT/ Së pari, është një rast shumë i veçantë për mua të uroj nga zemra vajzat, gratë, nënat, motrat, demokratet, por dhe të gjitha shqiptaret kudo që janë sot në këtë ditë që është dita e nderimit të tyre.
Dita në të cilën është një simbol, por e vërteta është se shoqëria shqiptare dhe shoqëria njerëzore është pafundësisht e detyruar ndaj vajzave dhe grave, ndaj nënave dhe motrave.
Sot ne mblidhemi në këtë ditë në një moment kur gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj.
Po të kthehemi 30 vite më parë, në diktaturë, ju gjenit nënën shqiptare që punonte me tre turne, që mezi përgatiste, mezi ushqente dhe vishte fëmijët e saj, në kuptimin e vërtetë të fjalës robtohej, por kishte edhe në atë kohë gra ministre, anëtare të Byrosë Politike, të cilat mbronin interesat e partive dhe jo interesat e nënave dhe motrave shqiptare.
Sot, po të kthehemi pas 30 vite, narkodiktaturën apo diktaturën e bandave, ato të cilat e vuajnë më shumë se të gjithë të tjerët janë nënat, gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet.
Përsëri kemi nënën me rrogë të ulët ose pensione të ulëta, që detyrohet t’i thotë djalit, vajzës, merr rrugët e botës, ndiq fatin tënd sepse nuk të mbaj dot, nuk të ushqej dot, nuk kemi të ardhura, nuk jetojmë dot së bashku.
Sepse me të ardhurat e saj është faktuar se 41 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot fëmijët në mënyrë të përshtatshme sepse janë në limitet e varfërisë.
Pra, ka një situatë dramatike të nënave dhe grave shqiptare.
Ka ministre, ka deputete.
Do t’u jap një shembull, para një viti, qeveria franceze i akordoi qeverisë shqiptare 60 milionë euro të destinuara për ndihmën e grave.
Ç’është e vërteta, unë e vlerësova.
Po pse ku shkuan ato? Ato u futën në buxhet për t’u vjedhur.
60 milionë euro nuk ishin pak se me 60 milionë euro mund të zbusje kreditë e mijëra grave në biznes. Me 60 milionë euro mund të mbështesje mijëra start-upe të tyre.
Plus që në ato 60 milionë euro, duhet të fusje edhe ti një fond. Por ky fond u trupëzua i tëri në buxhet dhe humbi krejtësisht destinacionin e tij.
U ndala këtu tek shëmbëlltyra.
Edhe atëherë kishte anëtare të Byrosë Politike, edhe atëherë kishte organizatë gruaje, edhe sot ka disa ministre, por problemi është se nuk i dëgjon njëherë të flasin për problematikat e mëdha të nënave, motrave, grave, vajzave, për punësimin e tyre, për biznesin e tyre, për lehtësitë që meritojnë.
Faktikisht po të vini re fjalorin e përditshëm, janë të përjashtuara. Nuk flitet për gratë, sikur nuk ekzistojnë.
Ndërkohë ato janë absolutisht më të dhunuarat ndoshta në të gjithë Europën.
Dhuna ndaj tyre është rritur me 50 përqind e më shumë. Në rast po të marrësh shifrat e sotme të popullatës, është rritur me 100 përqind në të gjitha format.
Përsëri për to nuk flitet. Nuk është e rastit.
Kryeministri Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria ndonjëherë dhe që ka njohur Europa.
Ato shpërthime që i ra tavolinës, ato janë të zakonshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Janë të zakonshme në ditën e tij të punës. Ndaj dhe ai nuk thotë një fjalë të vetme në mbrojtje, në mbështetje të grave dhe vajzave.
Nuk ka një projekt të vetëm, nuk mund të tregojë kjo qeveri një projekt të vetëm me të cilin ajo lufton për suksesin e tyre. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.