Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, miting masiv në Milano, pjesëmarrësit e shoqërojnë në rrugët e qytetit

02/03/2025
Berisha, miting masiv në Milano, pjesëmarrësit e shoqërojnë në rrugët e qytetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha nuk e ka pasur të lehtë të lëvizë sot në rrugët e Milanos ndërsa qytetarët shqiptarë në këtë qytet e shoqëruan atë pa u ndalur pasi Berisha mbajti një miting masiv.

Gjat fjalës së tij në miting, Berisha tha se 2025 është viti i diasporës shqiptare, me votën tuaj do shpëtoni kombin nga katastrofa ku e zhyti narkodiktatura.

“Shqipëria në këto u bë vendi nga i cili në 10 vite u larguan më shumë shqiptarë se kurrë në historinë e kombit, 45% e tyre.

U bë vendi në të cilin, shqiptarët u vidhisën nga biset e varfërisë dhe mjerimit të paparë, që nga kohërat e diktaturës së egër staliniste.

Por, çdo gjë e ka një fund, diktaturat nuk jetojnë dot. Viti 2025 erdhi. Vitin 2025, e shpall sot para jush vitin e bekuar të diasporës shqiptare. Vitin e shqiptarëve të lirë që kudo në botë ngritën lart emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vitin e shqiptarëve që përsërisin me vete se, do t’i dalin zot Shqipërisë. Vitin tuaj, njerëz të suksesit, që erdhët drejt të së panjohurës, dhe me mundin, djerësën, gjeninë tuaj krijuese u shndërruat në punëtorë të ndershëm, fituat respekt dhe dinjitet në këtë vend, u bëtë mjekë, inxhinierë, studiues, akademikë, biznesmenë të shkëlqyer”, tha Berisha.

PJESË NGA FJALIMI/ Jeni pra, komuniteti më i integruar në këtë vend.
Viti 2025, është viti i diasporës shqiptare, sepse këtë vit ju i bëni Shqipërisë, i bëni kombit, i bëni familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që keni bërë në jetën tuaj. Këtë vit, ju me votën tuaj, me vullnetin tuaj të palëkundur firmosni fitoren e PD dhe opozitës shqiptare, firmosni rotacionin, firmosni fundin e narko diktaturës.

Vota juaj, nuk është votë vetëm për një parti, nuk është votë vetëm për ndryshimin e pushtetit, është votë për ndryshimin e dheut tuaj, për shpëtimin e kombit nga një katastrofë të cilën e zhyti narkodiktatura.

Miq, historia edhe përsëritet. Në vitin 1992, shqiptarët me votën e tyre u ndanë nga diktatura oruelliane-staliniste, më e keqja që kishte parë Europa pas luftës së Dytë Botërore. Në atë lëvizje ishin studentët liberatorë, ata që u bënë promotorët e fitores.

Në vitin 2025, jeni ju shqiptarët e diasporës, njerëz të lirë, atdhetarë të flaktë që po bëheni promotorë të fitores së 11 majit! Zoti ju bekoftë! a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.