Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha ftohet në Bruksel, IDU: Ju falënderojmë për betejën tuaj në mbrojtje të lirisë!

27/02/2025
Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri i Kanadasë dhe kryetari i Unionit Internacional Demokratik (IDU), Stephen Harper, i ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025, që do të mbahet në Bruksel nga 14 deri më 16 maj. Në letrën e tij, Harper vlerëson kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë si një shtyllë e qendrës së djathtë globale dhe rolin e Dr. Berishës në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Forumi do të mbledhë liderë politikë dhe mendimtarë nga më shumë se 80 parti anëtare për të diskutuar sfidat globale dhe për të forcuar bashkëpunimin mes partive konservatore në demokracitë në zhvillim.


FTESA/ I nderuar Dr. Berisha,

Po ju drejtohem sot, në cilësinë e Kryetarit të International Democracy Union (IDU), aleancës globale të partive të qendrës së djathtë, për t’ju ftuar të merrni pjesë në eventin tonë të ardhshëm në Bruksel këtë vit. Ne jemi mirënjohës ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë për kontributin e saj si një shtyllë e familjes sonë globale të qendrës së djathtë dhe ju falënderojmë për qëndrimin tuaj të palëkundur në betejën globale për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë kundër kërcënimit të vazhdueshëm të autoritarizmit.

Këtë maj, teksa organizojmë Forumin IDU 2025 në Bruksel, jemi të entuziazmuar të mbledhim së bashku ligjvënës konservatorë, drejtues partish dhe mendimtarë nga më shumë se 80 parti anëtare për të forcuar marrëdhëniet, për të ndarë praktikat më të mira në fushatat zgjedhore dhe qeverisje, për të ndërtuar ura bashkëpunimi me partitë në demokracitë në zhvillim dhe për të trajtuar sfidat globale të kohës sonë.

Dr. Berisha, ju ftoj sinqerisht të merrni pjesë në Forumin IDU në Bruksel nga data 14 deri më 16 maj. Jam i bindur se flas në emër të të gjitha partive anëtare të IDU-së kur them se prania juaj në këtë Forum do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për agjendën tonë dhe për misionin tonë të përbashkët për promovimin e konservatorizmit, lirisë dhe demokracisë në nivel global.

Me respekt të veçantë,
Rt. Hon. Stephen J. Harper, P.C.,C.C.
Kryetar, International Democracy Union
Kryeministër i 22-të i Kanadasë

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.