Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agron Shehaj, takim entusiast në Londër: Koha për t’u shkëputur nga e kaluara! Vota për Partinë Mundësia, vota me vlerë!

23/02/2025
Agron Shehaj, takim entusiast në Londër: Koha për t’u shkëputur nga e kaluara! Vota për Partinë Mundësia, vota me vlerë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një pritje entuziaste nga diaspora shqiptare, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mbajti një fjalim të fuqishëm në Londër, ku i bëri thirrje shqiptarëve të zgjedhin ndryshimin dhe të largojnë nga pushteti politikanët që, sipas tij, kanë mbajtur peng Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

Në një sallë të mbushur plot me emigrantë shqiptarë, Shehaj preku thellë ndjenjat e tyre duke rikujtuar sakrificat e shqiptarëve që u larguan nga vendi i tyre për një jetë më të mirë. “Më 8 mars 1991, mbërrita në portin e Brindisit mes mijëra shqiptarëve të dëshpëruar. Ishte një pamje e frikshme. Dhe të gjithë menduam të njëjtën gjë: çfarë dreqin na pret?”, kujtoi ai, duke nënvizuar se asokohe shqiptarët nuk u dorëzuan, por luftuan për një jetë më të mirë me punë të ndershme dhe sakrifica.

“Shteti është problemi, jo zgjidhja”

Shehaj akuzoi drejtpërdrejt klasën politike të tranzicionit, duke theksuar se sot, ashtu si 33 vite më parë, shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi sepse shteti nuk u ofron asgjë. “Një shtet që u shërben vetëm politikanëve të korruptuar, që u merr shqiptarëve gjithçka dhe nuk u jep asgjë në këmbim”, deklaroi ai.

Në fjalimin e tij, ai kritikoi ashpër premtimet e qeverive që sipas tij, nuk kanë sjellë asnjë ndryshim real për qytetarët. “Na thonë se shteti do të ulë çmimet, do të fuqizojë bujqësinë, do të rrisë rrogat… Por kjo është një gënjeshtër! Këta politikanë nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre, nuk e dinë çfarë është sakrifica dhe puna e ndershme!”, u shpreh ai.

Një vizion i ri: Më pak shtet, më shumë mundësi

Shehaj prezantoi vizionin e Partisë Mundësia për një Shqipëri ndryshe. Ai premtoi përgjysmimin e administratës shtetërore për të ulur kostot dhe burokracinë, duke synuar një qeverisje më të vogël dhe më efikase. Gjithashtu, propozoi uljen e taksave me 50% për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset, duke krijuar një klimë më të favorshme për sipërmarrjen dhe ekonominë e lirë. Ai theksoi se asnjë votë e Partisë Mundësia nuk do të shkojë kundër drejtësisë dhe se lufta kundër korrupsionit do të mbetet e paprekshme.

Shehaj e cilësoi Partinë Mundësia si një forcë politike të djathtë, e cila beson në iniciativën private dhe tregun e lirë. Sipas tij, problemi nuk është mungesa e shtetit, por prania e tij e tepruar dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën dhe ekonominë e qytetarëve.

“Koha e tyre ka mbaruar, koha jonë po vjen”

Duke iu drejtuar shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Shehaj i bëri thirrje për t’u bashkuar dhe për të sjellë një ndryshim të vërtetë. “Koha për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë ka ardhur! Një Shqipëri me mundësi për të gjithë, një Shqipëri ku qytetarët mund të investojnë dhe të rikthehen në shtëpinë e tyre”, theksoi ai.

Me një mesazh të qartë për zgjedhjet e ardhshme, ai përmbylli fjalimin me thirrjen:

“Ne do të fitojmë! Sepse kemi të drejtë! Sepse kemi një vizion të qartë! Sepse shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë! Rroftë Shqipëria, rrofshin shqiptarët e ndershëm!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.