Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Celibashi shpjegon momentet kryesore të zgjedhjeve, kur mbyllen listat e kandidatëve

18/02/2025
Celibashi shpjegon momentet kryesore të zgjedhjeve, kur mbyllen listat e kandidatëve
Share on FacebookShare on Whatsapp
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësuesit e medias mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025.
Gjatë takimit, Komisioneri shprehu vlerësimin për Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të propozuara nga KQZ.
Ndryshimet kryesore në lidhje me votimin nga jashtë janë:
E drejta e ankimit për zgjedhësit nga jashtë
Nëse një zgjedhës, i cili ka aplikuar për t’u regjistruar si votues nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, konstaton se nuk figuron në listë ose ka pasaktësi në të dhënat e tij, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, deri 30 ditë para zgjedhjeve.
Kërkesa mund të dorëzohet online përmes një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke shmangur nevojën për paraqitje fizike në gjykatë.
Kostot e dërgimit të fletës së votimit
Buxheti i Shtetit do të mbulojë të gjitha kostot financiare për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit ndërmjet KQZ-së dhe votuesve jashtë vendit.
Numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë
Procesi do të kryhet nga një komision prej 4 anëtarësh dhe një sekretari, të emëruar nga KSHZ:
• 2 anëtarë do të propozohen nga partia më e madhe e shumicës parlamentare.
• 2 anëtarë do të propozohen nga partia më e madhe e pakicës parlamentare.
• Sekretari, me profesion jurist, do të emërohet përmes një procesi të hapur aplikimi.
Grupet e numërimit do të përbëhen nga 2 anëtarë:
• 1 anëtar nga partia më e madhe e shumicës parlamentare.
• 1 anëtar nga partia më e madhe e pakicës parlamentare.
Ndryshimet në afatet e regjistrimit të subjekteve zgjedhore
• 75 ditë para zgjedhjeve – Afati për dorëzimin e kërkesave të partive politike për regjistrim si subjekte zgjedhore.
• 70 ditë para zgjedhjeve – Afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.
• 60 ditë para zgjedhjeve – Afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.
Ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor
• Rregullat për transmetimin e reklamave politike për kandidatët e listave shumemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
• Dispozita të reja mbi shpenzimet financiare të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve.
Afatet kryesore të procesit zgjedhor
• 25 Shkurt – Përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.
• 25 Shkurt – KSHZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë.
• 3 Mars – Përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.
• 12 Mars – Përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.
• 17 Mars – Përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve.
• 20 Mars – Përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit.
• 25 Mars – Përfundon afati për miratimin e listave shumemërore.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi se shtesa kohore prej 10 ditësh e fituar nga ndryshimi i afateve ka ndihmuar në përgatitjen më të mirë të dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë.
Përgatitjet për zgjedhjet
• 93 KZAZ-të në të gjithë vendin janë konstituuar dhe janë plotësisht funksionale.
• 114,780 zgjedhës do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.
Komisioneri Celibashi përsëriti apelin për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në platformën PER, që të riprovojnë aplikimin brenda afateve të përcaktuara.
KQZ ka vënë në dispozicion një shërbim asistence përmes të gjitha kanaleve të komunikimit dhe ka krijuar një sistem të dedikuar për rezervimin e telefonatave për ndihmë të drejtpërdrejtë me strukturat e KQZ-së.
Në përfundim të takimit, KSHZ iu përgjigj interesit të gazetarëve për çështje të ndryshme që lidhen me përgatitjet e procesit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.