Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama ‘anulon’ vizitën tek qelia e Erionit: Beteja ligjore e Veliajt, është vetëm e Veliajt

13/02/2025
Rama pezullon edhe për një vit tjetër lejet e ndërtimit…! Po Veliaj çfarë pezulloi në ditën e dytë si kryebashkiak…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama mohoi sot një lajm të shpërndarë për një vizitë të mundshme të tij në qelinë e Erion Veliaj në Durrës.

Lajmi doli nga burime jozyrtare dhe besohet se ka qenë një test i ekipit të Veliaj i kaluar në media përmes kanaleve të komunikimit të bashkisë.

Rama me sa duket nuk e hengri karremin e hedhur në media me burime të besueshme dhe refuzoi ftesën indirekte nga Veliaj për një takim mes të dyve në qeli.

POSTIMI/ Këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje.

O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës!

Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme.

Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme,.

Po e dini pse?

Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them, si udhëheqësi i forcës më të madhe politike të shqiptarëve që duroj tash sa vite llumin tuaj mbi veten e familjen time, vetëm e vetëm se kam marrë përsipër ta çoj me se s’bën Shqipërinë njëherë e mirë përtej kënetës suaj 100 e kusur vjeçare, duke e ulur si zonjë në tryezën e Familjes së Bashkuar Europiane. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.