Rama e anuloi vizitën në Durrës pas denoncimit tim, paralajmëroj Troplinin të mos përzihet dhe të mos kërcënojë Erion Veliajn, tha sot Berisha gjatë një bisede me gazetarët në oborrin e Parlamentit.
Sali Berisha: U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Veliajt. Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit; të mos përzihet, të mos kërcënojë, se do të ketë pasojat më të rënda. Se nuk e çoi kot.
E anuloi vizitën, sigurisht se e denoncova në media, dhe e dinte se do të shkonit dhe ju pas, e skishte si të takohej me të.
Tani të dashur qytetare dhe qytetarë!
Halle, halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan.
Edi Ramës i janë mbytur xhemitë .
Sot në sytë e botës ai është një kukull mjerane e Xhorxh Sorosit.
Ai siç e patë ju, ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me Alexis Soros, dhe me Yuri Kim.
Pyetje: Kontratë me LaCivita do ta publikoni?
Sali Berisha: Absolutisht po, dhe po të garantoj se e tëra do të kalojë, do të jetë para me origjinë të kristaltë me transfertë bankare siç kërkon ligji dhe rregulli, pa asnjë dyshim. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/