Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Arrestimi i Erion Veliajt dhe pse nuk trembin hajdutët goditjet që bën SPAK

11/02/2025
Share on FacebookShare on Whatsapp

A është arrestimi i Veliajt një nivel tjetër i goditjes së korrupsionit? Deri tani SPAK ka krijuar ngjarje me historinë e korrupsionit dhe jo korrupsionin që ndodh.

SPAK ka hapur hetim për Berishën në lidhje me një vendimarrje kolegjiale të qeverisë më 2008, pra para 17 vitesh dhe për Ilir Metën për një dyshim që e lidh atë me marrëveshje për faturat e papaguara të administratës ndaj ish CHEZ më 2010, para 14 vitesh. 

Dy vendimet e tij rrekën ta profilizojnë SPAK si instrument që po godet pandëshkueshmërinë, por shumë shpejt u kuptua që goditja në këtë format nuk solli asnjë përfitim në luftën kundër korrupsionit dhe vjedhjes së shtetit, përkundrazi, u kuptua nga administrata e lartë e qeverisë si aleat me ta për të vjedhë edhe më shumë. Tipike është historia me ish ministrin, Ilir Beqaj që ndërsa hetohej për sterilizimin dhe check up nuk u step. Ai ndërsa u emërua në një detyrë tjetër, drejtor i SASPAK, u kap sërish duke vjedhë. 

SPAK sot ka zgjeruar fushën e veprimit edhe pse duket ashiqare një hile. Veliaj është arrestuar me dyshimin për korrupsion përmes bizneseve dhe aktiviteteve të gruas së tij, me një dëm apo abuzim që shkon diçka mbi 1 milionë euro. Në fakt nuk është e rëndësishme shifra por mekanizmi, që me sa duket funksionon në të gjitha hallkat e institucioneve ku secili drejtues ka ngritë bizneset e veta opake, aq sa të duhet pak punë për të kthjelluar pamjen.

Megjithatë për SPAK ka qenë më lehtë të ngrinte akuza ndaj Veliajt për inceneratorin e Tiranës dhe kompaninë 5D, ku korrupsioni ‘intelektual’ ishte zbërthyer dhe nuk ishte nevoja për një investigim të posaçëm. Mjafton të sistemoje ca letra. Në këto raste dëmi është edhe më i madh dhe skema më e gjerë, kapërcen kufirin e miqve dhe arrin tek zinxhiri i administrimit të institucioneve dhe rrethi i politikës së lartë, përfshi dhe kryeministrin Rama.

SPAK heziton ti bjerë atij shtegu. Ka ngritur një akuzë me dëmin më të vogël anësor, vetëm miq të ngushtë e familjarë të Veliajt. Pa prekur PS, qeverinë, disa ministra dhe sistemin e ndërtuar nga administrata e majtë, sistem i cili qarkullon korrupsionin. 

Kështu SPAK nuk po shtyn më axhendën e pandëshkueshmërisë ndërsa ka një kujdes që goditjet e tij brenda pushtetit të majtë të shihen të izoluara. Kjo sjell edhe mungesën e qëndrueshmërisë së aksioneve të SPAK. Ai nuk tremb, pasi aksionet e tij shihen si aksidente të individëve, pra fat i keq i Beqës, Ahmetaj apo Veliajt dhe jo si një goditje prej së cilës nuk mund të shpëtojë asnjë nga qeveritarët që ka futur duart në paratë publike.

Modeli i sjelljes së Beqës është funksional, ka një garanci jo për secilin ‘aksident’ por për atë se çfarëdo goditje që do të bëhet, rezultati do të jetë lokal dhe i izoluar. E hengri kush e hengri, edhe vjedhja ka koston e vet, e rëndësishme është që modeli funksionon dhe SPAK nuk prek modelin. Pra edhe pas arrestimit të Veliaj ka shumë mundësi që të tjerët të mos kenë zënë vend, pra tulatja përmes shembullit të shkojë dëm.

Arrestimi i Veliaj në raport me qeverinë dhe PS ka një pikturë pak më të ndërlikuar. Edi Rama ka toleruar arrestimin e Veliajt duke menduar se prangosja e kryetarit të Tiranës do të ushqejë besimin tek qytetarët se Rama po e lufton korrupsionin, duke zbehur pozicionin e opozitës në fushatën elektorale qe e ka antikorrupsionin kalë beteje. 

Mund të ndodhte kështu nëse Veliaj do të ishte i vetmi rast por arrestimi i tij e ka forcuar të zakonshmen mes socialistëve, arrestimin për  korrupsion. Duke qenë tashmë një ngjarje e zalonshme ajo ka zbehur pritshmërinë e publikut që arrestime të tilla ulin korrupsionin tek qeveria, përkundrazi ato kanë kontribuar tek bindja se i gjithë sistemi është po aq i korruptuar nëse ekspozohet nga SPAK. Pra cdo ministër përfshi edhe Ramën ka mjaftueshëm indicie për tu ndjekur penalisht.

Arrestimi i Veliaj duke dështuar të prodhojë besim të publikut tek Rama automatikisht do të prodhojë mosbesim tek ai. Arrestimi është kosto elektorale për Ramën dhe PS. 

Ishte e lexueshme edhe dje mes socialistëve në Parlament. Ti prisje nuk u dilte pikë gjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.