Lëvizja VV e kryeministrit Albin Kurti ka fituar thellë zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke lënë pas me mbi 10% të votave partinë e dytë në rradhë.
Pas numërinit të gjysmës së votave nuk ka më mëdyshje për fituesin por as për thellësinë e rezultatit.
Albin Kurti ia doli i vetëm duke pasur kundër qeverinë e Shqipërisë, opozitën shqiptare në Maqedoni të Veriut, zyrtarë të lartë të administratës së Trump dhe kritika të forta nga BE.
Rrallë ka ndodhë që një parti politike të sfidojë jashtë e brenda Kosovës, faktorë që e kanë ndikuar Kosovën dhe e kanë formësuar atë. Qytetarët kanë vendosur të shpërblejnë Albin Kurtin, një pjesë duke i dhënë votën dhe një pjesë duke mos marrë pjesë në votime.
Nëse ende është e dyshimtë se si do të jetë qëndrushmëria e qeverisë së re të Kosovës jemi në gjendje të kemi parasysh disa mësime nga mënyra se si votohet në Kosovë apo si formësohet vendimi i qytetarëve për votën.
Qytetarët e Kosovës nuk ndikohen nga mediat e Shqipërisë pavarësisht se i ndjekin masivisht ato. Mediat kryesore të Tiranës udhëzuar nga qeveria Rama iu përveshën deri në nisjen e votimit qeverisë Kurti duke shkelur nga Prishtina heshtjen zgjedhore. U shkoi dëm mundi. Nuk u dëgjuan pasi në Kosonë ashtu si edhe në Shqipërinë e dinë se mediat e mëdha të Tiranës janë nën pushtetin e interesave të ngushta ekonomike dhe klienteliste. Ato nuk thonë mendimin e medias por të pronarëve të tyre, shpesh injorantë; të kryeministrit Edi Rama sipas tezave në whatsup-et e gazetarëve nga kryecensori i tij, këshilltari i Ramës për mediat.
Ato nuk ndikohen nga politikat në Tiranë e Shkup teksa janë të bindur se ndikimi i tyre në Kosovë lidhet me pushtetin e tyre dhe jo me interesat e qytetarëve të Kosovës.
Ata nuk ndikohen as nga aleatët jetikë të Kosovës për sa kohë prej Brukselit dhe Washingtonit prodhohen vendime klienteliste e të paqarta, të paktën jo aq të qarta se ajo që artikulon Albin Kurti.
Por Albin Kurti edhe pse ka fituar zgjedhjet është në një situatë ku fitorja e tij forcon kundërshtarët. Ai nuk ka çfarë shton më shumë se sa ka bërë deri tani dhe kjo është pak për të qenë një qeveri në sulm e shumë pak për të qenë në mbrojtje. I duhet një mekanizëm që të zgjidhë ngërçin që krijon qëndresa e gjatë ndaj presioneve, kurtheve dhe miqtë që mungojnë.
Kurtit i duhet një qeveri e re fleksibël, përtej Kurtit dhe ndryshe prej tij. Pra një rikrijim i kryeministrit dhe asaj që presin qytetarët e Kosovës. Kjo votë për të tretën herë i është dhënë vetëm Ibrahim Rugovës. Ai e kreu detyrimin ndaj Kosovës pikë për pikë sipas votës së tyre. Partia e tij nuk ia ka dalë qoftë edhe të shpikë një shteg që i bën të rëndësishëm për Kosovën për të qenë fitues, jo më shumë por më ndryshe se kompozimi i Rugovës. Prandaj janë të tretët me kusuret e partisë së liderit të shquar.
Kurti ndodhet pikërisht në këtë zonë ku fitorja ose do të ndreqet me vendime të forta ose do të dobësojë bartësit e saj për të shkuar në shifrat e LDK së sotme.
Dhe në fund edhe një zgjidhje. Në këto rrethana kundërshtarët janë aleatë përmes të cilëve mund të thyesh barrierat që krijon pushteti si një mall që e duan të gjithë. Janë disa kundërshtarë që edhe kur e kanë gabim e kanë mirë.
REZULTATET E 50% TË VOTAVE/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet pas numërimit të afro 50% të votave.
Nga numërimi i tyre, Vetëvendosja kryeson me 37,18%, ndjekur nga PDK me 29,1%, LDK me 16, 28% dhe AAK me 7, 86%.
Ndërkohë, në EXIT POLL-et e para (Klan Kosova) dolën këto rezultate:
Lëvizja Vetëvendosje 38.2%
Partia Demokratike e Kosovës 22.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 20.1%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.6%. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/