Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILDA ZHULALI/ Kur thamë se Rama korruptonte

08/02/2025
ILDA ZHULALI/ Kur thamë se Rama korruptonte
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ilda Zhulali

Kur thamë që po kanabizonin Shqipërinë, na quajtën halucinantë – më vonë u arrestua Saimir Tahiri;

Kur thamë që po transportonin drogën me avionë, u ngërdheshën dhe thanë që po spërkasnin mushkonjat – pastaj ra avioni i Riformatos;

Kur thamë që po blinin zgjedhjet në bashkëpunim me krimin, na quajtën të paaftë dhe bërtisnin “1 milionë shuplaka” – pastaj dolën dosjet 339 dhe 184, doli Elbasani, Kavaja, Shkodra, Çyrbja, EncroChat, Sky ECC;

Kur thamë që po shpopullonin vendin, na quajtën anakronikë – pastaj bizneset mbetën pa punëtorë, shkollat pa nxënës, prindërit pa fëmijë, INSTAT-i u detyrua të publikonte të dhënat e regjistrimit të popullsisë me 1 vit vonesë;

Kur folëm për vjedhjet katastrofike në shëndetësi, na quajtën makaber – pastaj plasën skandalet me COVID-in, onkologjikun, heqjen e rimbursimit të ilaçeve për pensionistët;

Kur thamë që po pastronin paratë e krimit, na quajtën zdromsa – pastaj mbiu betoni pjellor, u futën në listën e zezë të pastrimit të parave, erdhi DEA, belgët, gjermanët, spanjollët, italianët dhe lëshuan dosjet me gjëma;

Kur denoncuam korrupsionin e incineratorit dhe të 5D, na quajtën budallenj – pastaj u detyruan të çonin në burg ca drejtorë që të amnistonin Erionin;

Kur thamë që kishin kapur drejtësinë, na shpallën armiq – pastaj lanë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë për tre vite, lanë 140.000 familje pa vendim gjyqësor dhe u thanë prisni 15 vjet, ngritën procese farse kundër opozitës dhe amnistuan vjedhjet qindra milionë euro përmes koncesioneve;

Kur thamë që Rama korruptonte të huajt, na quajtën të çmendur – pastaj u arrestua McGonigal në Amerikë, Shqipërinë e nxorën në shitje dhe në foto nxirrnin Aleksin;

Kur thamë që donin të shkatërronin opozitën, na quajtën anti-euroatlantikë, na thanë do hani bar – pastaj plasën skandalet që zbuloi Trump, dolën emrat, pagesat, lidhjet;

Kur thamë që do të ngriheshim nga hiri, na përqeshën për tre vite rresht, s’ka opozitë – thanë – por edhe pa sigël, pa komisionerë, pa fonde, dhe nën presion e terror nuk i tundën dot 40% të shqiptarëve, tre rezoluta të 184 partive konservatore, përfshi amerikanët e britanikët deklaruan se do të mbështesin PD për zgjedhjet e ardhshme dhe për t’i dhënë fund narkoshtetit të Ramës, PD dhe Kryetari i saj Berisha e çanë rrethimin.

Tani ju themi që ne do ta përmbysim këtë gjendje katastrofike që keni shkaktuar. Na quani çfarë të doni. E dini dhe vetë që e keni të afërt fundin në gropën që hapët për shqiptarët!
Koha e ndryshimit ka ardhur, dhe askush nuk do të na ndalojë!
Është radha jonë!

Shihemi në orën 5.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.