Një person i vuti padashje flakën hotelit kur nisi të saldonte në vegël pune.
“Sot, në lagjen “Nr. 4”, dyshohet se gjatë saldimit të një vegle pune nga shtetasi J. K., njëkohësisht pronar i objektit, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur pjesërisht kati i parë i hotelit të tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Sarandës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/