KËLLIÇI/ PD, padi në SPAK me gjetjet e korrupsionit me tenderat e...

KËLLIÇI/ PD, padi në SPAK me gjetjet e korrupsionit me tenderat e baxhanakut të Ramës

56
0
Shares

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi lajmëroi sot për një padi të re që lidhet me akuzat e Ahmetajt për tenderat e zhvilluar nga AKSHI. Këlliçi tha se akuza do të bazohet në gjetjen e emisionit Plug dhe Boldnews ku identifikohen lidhje nepotike dhe në konflikt interesi në azo tendera përveç abuzimeve me çmime e falsifikime.

DEKLATATA E KËLLIÇIT/ Pak ditë më parë, ish nr.2 i Qeverisë Rama dhe bashkëpunëtori më i afërt politik i kryeministrit për një dekadë, ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, tronditi opinionin publik me akuzat e rënda për organizatën kriminale, që drejton sipas tij Edi Rama. Nën thirrjen ‘ndiqni paranë’ Ahmetaj drejtoi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, duke folur për qindra milionë euro të grabitura në aferën e tunelit të Llogarasë, në institucionin e AKSH-it, në inceneratorin fantazmë të Tiranës, në konçensionet e shumta dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Indicie të qarta për të arritur në rrënjët e asaj që e cilësoi si sindikatë të vërtetë krimi, që ka shkaktuar dëm miliarda eurosh në kurriz të shqiptarëve.

E megjithatë, përballë fakteve tronditëse për 4 ditë me radhë, mediat e vendit heshtën!

Shumica e gazetarëve investigativë, përfshi të majmurit me fonde nga ambasadat për projekte e programe në ndihmë të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, heshtën, ose bënë gjykatësin moral të denoncuesit pa hulumtuar asnjë akuzë.

Të vetmit që nuk heshtën, përkundrazi i hynë investigimit e kërkimit ishin opozitarët dhe rojtarët e interesit publik.

Emisioni investigativ PLUG, në Syri TV, në kohë rekord, mori në analizë një nga akuzat e rënda të Arben Ahmetajt.

Sipas ish zv. Kryeministrit, kompania ABS e shtetasit Gerond Meçe, është një ‘prestanome’ e baxhanakut të Edi Ramës, Armand Frangut, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i. Dhe për të justifikuar çmimet e tejfryra të këtyre tenderave korruptivë është hapur një tjetër kompani e quajtur AIBS.

Emisioni investigativ PLUG faktoi këtë akuzë, duke vërtetuar me dokumente se shtetasi Gerond Meçe, dikur ortak në biznes i baxhanakut të Edi Ramës, gjatë kohës së pushtetit të këtij të fundit ka përfituar plot 54 milionë euro tendera. Pjesë nga paratë publike të këtyre tenderave me vlera marramendëse, tashmë faktuar nga PLUG, kalojnë në kompaninë SIRMA të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit.

Një tjetër gjetje skandaloze nga kërkimi në kohë rekord i emisionit PLUG, ishte se Gerond Meçes, tenderat ia firmoste motra e gruas, drejtoreshë e sistemeve E-Gov në AKSH. E sikur të mos mjaftonte, në një akt skandaloz ajo jo vetëm që firmoste tenderat, por bënte edhe mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës për kunatin e saj.

Përsa i përket kompanisë tjetër të Gerond Meçes, AIBS, në vetëm 48 orë, emisioni PLUG faktoi se ajo ishte krijuar enkas për të fryrë shpenzimet e kompanisë mëmë ABS.

Faktet flasin vetë: AIBS ka qarkulluar 9.5 milionë euro të marra nga kompania ABS dhe ka dalë me fitim plot 8,5 milionë euro, thënë ndryshe me një normë fitimi mbi 80%, rast mbase ky unikal në botë për normën e fitimit të një kompanie, që ka të njëjtët punonjës me kompaninë mëmë.

Një tjetër media, portali boldneës.al, kreu një investigim nisur nga akuzat e Arben Ahmetajt dhe arriti të faktonte lidhjen midis Armand Frangut, baxhanakut të Kryeministrit dhe Gerond Meçes në procedurat tenderuese të AKSH-it.

Sipas këtij investigimi, AKSH-i shpallte termat e referencës së tenderit, ndërsa Armand Frangu me kompaninë e tij B360 ankimonte këto terma në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Ky ankimim më pas pranohej nga KPP, por çuditërisht Armand Frangu nuk hynte në garë, por hynin kompanitë tjera si FIRST, ABS, ITE, etj.

Për të gjitha këto gjetje dhe për të tjera që po mblidhen nga Grupi i Ekspertëve pranë PD-së, do të depozitohet një kallëzim penal i plotë pranë SPAK-ut. Meqë ky institucion ka plot 5 vite që nuk gjen dot atë çka gazetarët kurajozë dhe profesionistë gjetën në më pak se 72 orë, le të shërbejë ky kallëzim si ndihmë solidare nga media e lirë dhe opozita për ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY