Agron Shehaj akuzon Kryeministrin Rama për afera korruptive me Diasporën.
Në një fjalim të mbajtur në Kuvend, kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përfshirje në afera korruptive lidhur me diasporën shqiptare.
Shehaj kritikoi ashpër qeverinë për hipokrizi në raport me emigrantët, duke theksuar se ndërsa zyrtarët flasin për dashurinë ndaj diasporës, realiteti tregon një situatë tjetër. Ai vuri në dukje se rreth 50 mijë shqiptarë kanë emigruar çdo vit gjatë 12 viteve të fundit, duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria për këtë eksod masiv.
Një nga akuzat kryesore të Shehajt ishte lidhur me një takim të organizuar nga kryeministri Rama me diasporën në Milano, të cilin ai e cilësoi si një “farsë të organizuar dhe financuar nga një sipërmarrës” në këmbim të lejeve ndërtimi për dy kulla dhe një hotel shumëkatësh në qendër të Tiranës. Këto akuza bazohen në një investigim të BIRN-it, sipas të cilit biznesmeni në fjalë ka financuar aktivitetet e Ramës në diasporë dhe më pas ka përfituar leje ndërtimi në kryeqytet.
Shehaj gjithashtu denoncoi krijimin e faqeve false në rrjetet sociale me emra si “Diaspora Fier” dhe “Diaspora Lezhë”, të cilat, sipas tij, janë përdorur për të mbledhur të dhënat e emigrantëve me qëllim manipulimin e tyre në favor të Partisë Socialiste.
Në përfundim, Shehaj bëri thirrje për një ndryshim rrënjësor të sistemit, duke theksuar se Shqipëria duhet t’u përkasë njerëzve të ndershëm dhe jo atyre që ai i quajti “hajdutë” dhe “mashtrues”.
Këto akuza vijnë në një kohë kur qeveria shqiptare është përballur me kritika të shumta lidhur me menaxhimin e çështjeve të diasporës dhe transparencën në vendimmarrje.
FJALA E PLOTË/ Është dramatike por dhe qesharake në fakt të dëgjosh në këtë Kuvend sesi zihen kush I do më shumë emigrantët, kush e ka më shumë për zemër Diasporën. Taulant Balla ka prmendur fjalën Diasporë 50 apo 100 herë në këto 6 orë.
Taulant, ti që tani po I mëson emigrantëve në Itali se çfarë është karta e identitetit, se ku është adresa në kartën e identitetit, nuk mendon që ke një përgjegjësi sado të vogël, kanë ikur 50 mijë shqiptarë çdo vit në 12 vitet e fundit, kanë marrë për herë të parë lejen e qëndrimit në Europë Taulant.
Nuk mendon se duhet ti kërkosh një ndjesë, mos qesh Taulant, por dëgjo dhe kërko ndjesë Taulant atyre fermerëve që u vodhe fondet e BE-së, një ndjesë pë rata Taulant të cilëve u vodhe paratë e ilaçeve, një ndjesë ëp rata të cilëve u more pronën Taulant, një gjysëm ndjesë. Me çfarë kurajo shkon në Itali, në Amerikë, në Angli, në Gjermani dhe u kërkon votën?
Por për të kërkuar ndjesë duhet të kesh pak sedër dhe sedra mungon! Por unë sot dua t’ju flas për një skandal tjetër në fakt.
Të dashur qytetarë,
Sot, do t’ju tregoj një aferë korruptive të pastër. Një skandal te vertetë! Një skemë e neveritshme që tregon saktësisht si funksionon kjo qeveri e kalbur.
Gjashtë muaj më parë, Edi Rama u shfaq në një takim madhështor me diasporën në Milano. Super organizim, para pa fund, shumë shqiptarë shkuan atje, me shpresë, me besim. Dhe ai, me pafytyrsinë me të madhe, ju tha:
‘Kemi ndryshuar Shqipërinë, është gati për ju!”
“Kthehuni! Sakrifikoni! Me punë dhe mund do të arrini gjithçka edhe në Shqiperi!”
Thjesht i gënjeu.
E vërteta është komplet ndryshe: takimi ishte një farsë e organizuar dhe financuar nga një sipërmarrës me të cilin ai kishte nje marrëveshje tipike korruptive!
Sipas nje investigimi të BIRN-it, një biznesmen pagoi faturat për këtë spektakël propagandistik! Dhe si shpërblim? Rama i dha një leje ndërtimi për dy kulla dhe një hotel shumëkatësh në qendër të Tiranës!
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës!
Ky është modeli i tij.
Shet Shqipërinë për të mbajtur pushtetin.
Rama ju bëri thirrje 700.000 shqiptarëve që të ktheheshin në Shqipëri, Rama shpërbleu 1 prej tyre, atë që pagoi faturat e tij.
Me pak fjalë, modelin që i garantoi 11 vjet pushtet në bashki dhe 12 vjet në qeveri, po shtrin në perëndim edhe me Diasporën.
Jo vetëm kaq;
Për të kapur votën e emigrantëve, hapën faqe false në Facebook dhe Instagram. Emra të bukur si “Diaspora Fier”, “Diaspora Lezhë”, “Comunità Albanese in Italia”.
Po çfarë ishin këto?
Ishin mashtrime të sponsorizuara nga kompani të lidhura me Partinë Socialiste, me një qëllim: Të mbledhin të dhënat e emigrantëve me mashtrim.
Emrin. Mbiemrin. Numrin e telefonit. Emailin.
Pastaj i përdorin për ti manipuluar. Për t’ju dërguar mesazhe, për ti gënjyer, për t’ju marrë veten!
Dhe kush qëndron pas kësaj? I njëjti biznesmen që organizoi takimin në Milano.
E njëjta skemë: financon PS-në dhe më pas merr leje ndërtimi, projekte, miliona euro!
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës. Një vend ku pushteti blihet dhe shitet.
Kjo është arsyeja pse Shqiptarët ikin.
Shqiptarët nuk ikin sepse nuk duan të punojnë. Shqiptarët nuk ikin sepse nuk dinë të sakrifikojnë.
Shqiptarët ikin sepse e dinë që këtu, pa lidhje me qeverinë, nuk ke asnjë shans!
Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku njerëzit e ndershëm nuk kanë asnjë të ardhme!
Po nuk pate një lidhje me Ramën, nuk merr dot një leje ndërtimi!
Po nuk pate një mik në qeveri, nuk mund të kesh sukses në biznes!
Po nuk bëre pazar me partinë, nuk ke asnjë shans që t’ja dalësh!
Prandaj mbi 700,000 shqiptarë janë larguar në këto 10 vjet. Mbi 700,000 qytetarë të dëbuar nga korrupsioni!
Te dashur qytetar,
Ky sistem nuk do ndryshojë vetë. Ky sistem duhet shembur!
Nëse doni që Shqipëria të mbetet në duart e Ramës dhe oligarkëve, mos bëni asgjë.
Por nëse doni një Shqipëri ku suksesi nuk varet nga lidhjet politike, ku puna dhe sakrifica shpërblehen, atëherë duhet të reagojmë!
Këta kanë shumë para, shumë media, shumë pushtet por kjo nuk i bën më të fortë, i bën thjesht moralisht të kalbur.
Përpjekja jonë për ti dhënë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar mund të duket e vështirë por nuk është e pamundur, kjo është gjëja e duhur dhe e drejtë.
Shqipëria duhet t’ju përkas njerëzve të ndershëm! Shqipëria nuk duhe të jetë një vend për hajdutët! Shqipëria nuk është një vend për mashtruesit! Shqipëria do jetë vendi i mundësive per shqiptarët e ndershëm.
Koha për ndryshim ka ardhur!
Me punë dhe këmbëngulje do ja dalim!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/