Për pranimet në universitet do hiqet mesatarja. Tarifat e studentëve minimumi do të përgjysmohen ndërsa do dyfishohen pagat e pedagogëve.
DETAJET/ Një qendrim tjetër ndaj studentëve. Pranimet në universitete do jenë tjera, nuk është më mesatarja ajo që udhëheq, jo, do të hiqet.
Sigurisht që, pranimet do të jenë transparente. Tarifat do të përgjysmohen, minimumi. Unë e kuptoj dhe mirëkuptoj botën akademike, e cila për mungesë buxheti shikon te tarifat e studentëve një burim shumë të rëndësishëm të të ardhurave. Por garantoj se, buxheti do të dyfishohet për arsimin, ndërkohë tarifat, nuk mund të paguajë studenti në Shqipëri tarifë dy-tri herë më të lartë se studenti në Austri, apo se studenti në Gjermani, apo se studenti në Francë. Këto janë gjëra absurde, në një kohë kur prindërit te atyre studentëve kanë të ardhurat 5-6 herë më të mëdha se prindërit e këtyre këtu.
Merr fund kjo!
Thashë edhe njëherë, minimumi do të përgjysmohen, por edhe mund të zbresin në 1/3 sipas rastit.
Rrogat e mësuesve do të dyfishohen. Rroga minimale e pedagogut do shkojë në 2000 euro. Numri i studentëve për pedagogë do përgjysmohet. Nuk ishim afër standardit të OECD-së në vitin 2005, dyfishuam numrin e asistentëve dhe pedagogëve, shkuam në 11.600, nga 6000 që ishin, tani kanë zbritur përsëri në 6000, kanë ikur. Iu bëjnë superngarkesa, nuk i japin asnjë hapësirë për kërkime shkencore.
Liria akademike ka pësuar goditje të mëdha shumë. A mund të imagjinoni ju, nuk ka një vend të dytë në botë, ka diktatorë ideologjikë gjakësorë, siç është i Koresë së Veriut, por prap nuk është kryetari i Këshillit Shkencor i Koresë së Veriut, nuk është. Edi Rama shpalli veten kryetar i Këshillit Shkencor. Bota akademike në këtë këshill përfaqësohet nga tri vetë: Lubi Loti, përfaqësohet nga tri vetë, nga tri personalitete dhe ajo. A mund të imagjinohet? E meriton ajo, sepse ajo është një plaçkitëse që pas Edi Ramës, historia e Shqipërisë nuk ka patur një të dytë. Ua them unë me fakte e dokumenta.
Pra, ajo përfaqësohet në këshill shkencor të kombit kombëtar me tre persona, universitetet me tre persona. Në krye të këshillit, do të më falin se unë kam shumë respekt për mësuesit, një mësues vizatimi, është shumë më keq sesa një mësues vizatimi. Mësues vizatimi janë të nderuar. Mësues zhgarravinash.
Po, absolutisht! Ia kanë thënë dhe në kritikë te artet, jo më unë. Pra, ky njeri kryeson Këshillin Shkencor.
Ky njeri, ka marrë me borde universiteteve çdo kompetencë. Kjo është e vërteta!
Por, në qoftë se ti ia merr lirinë akademike universiteteve ti i than ato, ti i përthanë ato, ti i shndërron ato në një automat që japin leksione, dalin nga leksioni, japin mësim. Kërkimi shkencor, inekzistent pothuajse. 1/57 e mesatares të vendeve të OSBE-së. Kjo është e vërteta!
Me dhjetëra e dhjetëra studiues të rinj mbrojnë tezat duke paguar dhe asnjë qindarkë shpërblim.
Në mjekësi, me qindra stazhierë që derdhin ditë e natë te shtrati i të sëmurit, nuk paguhen. Paguajnë ata. Është një, të themi, një degradim. Dhe ju garantoj një gjë, që është shumë shumë e hidhur.
Në raport me diktaturën më të egër staliniste të Europës, sot liria akademike është shumë më e cunguar. Sot, kërkimi shkencor është absolutisht dy-tre herë më i centralizuar se sa ishte në atë kohë.
Dilje, çojë te zv.dekani projektin shkencor, ai ta miratonte, ti vazhdoje punën. Tani, projektin duhet ta shohë kryetari i Këshillit Shkencor Kombëtar, Edi Rama. Si ka mundësi? m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/