“Autopsia e Ahmetajt ishte një shërbim i madh! Vetëm garderoba e Velicës...

“Autopsia e Ahmetajt ishte një shërbim i madh! Vetëm garderoba e Velicës ka vlerë 2 mln euro”

39
0
Shares

Autopsia e Ahmetajt ishte një shërbim i madh! Vetëm garderoba e Velicës ka vlerë 2 mln euro, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

DETAJET/ Pra, data 8 është dita në të cilën ne tregojmë të gjithë fuqinë tonë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ju dhe qytetarët e dëgjuan autopsinë që i bëri klanit Rama, Ballukut dhe Dumanit, Arben Ahmetaj me një vërtetësi të jashtëzakonshme. Me dokumente.
Dy urdhër arresti të anuluara për AKSHI-n, e cila qindra milionë euro i ka ndarë me Edi Ramën nëpërmjet baxhanakut të Edi Ramës.
E dëgjuat që blihet kompjuteri 10 herë më shumë se ç’kushton, me dokumente tatimore.
Ministrja e Arsimit dhe respiratorët me çmim të 10-fishtë. Dhe për Altin Lalën, këto janë pakujdesi. Cilësohen pakujdesi dhe jo vjedhje monstruoze që ka rënduar jetën e të sëmurëve.
Pra, mendoj se autopsia që i bëri kësaj kalbësire Arben Ahmetaj ishte një shërbim i madh për çdo qytetar.
Ai, si njeri që njeh nga viti 2013 gjer në vitin 2022, me hollësi çdo zhvillim, u tha shqiptarëve se Erion Veliaj ka firmosur dhe është pronar në djegësin e Tiranën, por firmën e ka vënë nën presionin e madh të Edi Ramës. Çka dëshmon se pse për Erion Veliajn, Edi Rama tha se po ia linçojnë familjen.
Cilën familje? Familjen që iu gjetën vetëm fatura të garderobës 200 e ca mijë euro. Pra, blerjet shkojnë në rreth 2 milionë euro. Imagjinoni ju Velicën, që nuk i ka 2 milionë euro as një mbretëreshë ka rrezik. As gratë e miliarderëve.
Po këta po e linçojnë këtë. 300 mijë euro i gjetën në garazh në kontrollin e fundit. U fshehën. Po ka njerëz që edhe i rrjedhin gjërat, edhe i thonë gjërat.
Arben Ahmetaj si dëshmitar origjinal i zhvillimeve në qeveri faktoi ato që opozita ka denoncuar me forcën më të madhe.
E them këtu se sot Edi Rama i ka mbyllur, siç ka thënë Lubia, me Altinin nuk na hyn gjembi në këmbë, por e garantoj atë se për këto që ka bërë dhe ata që i fshehin këto, do ketë ligjet më të rrepta.
Opozita ka bërë një punë shumë të mirë. Shumë e kanë kritikuar se pse po dorëzon dosjet në SPAK. Opozita e ka pasur të qartë se ato dosje do mbylleshin nga SPAK-u. Por ajo nuk ka pranuar të sillet sikur jeton në një rend parashtetëror. Pra ka treguar një respekt për institucionet si të tilla dhe jo individët që përdhosin këto institucione. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY