Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasada amerikane njofton qeverinë shqiptare për pezullimin e ndihmës dhe projekteve për të gjitha institucionet

29/01/2025
VIDEO/Si do ndikojë reforma në drejtësi tek shqiptarët? Ambasada e SHBA: Çdokush i barabartë para ligjit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar sot një letër Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ku e njofton për pezullimin e ndihmës amerikane dhe projekteve fill pas vendimit të Presidentit Teump.

Në letër ambasada shkruan se dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimin e fondeve në pritje të një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj. Partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuara nga SHBA në Shqipëri po informohen për këtë veprim.

LETRA/ Ky dokument shërben si një njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë përkatëse, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare që bashkëpunojnë në kuadër të programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së, përfshirë:

Ministrinë e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministrinë e Brendshme, përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dhe institucione të tjera të sigurisë

Ministrinë e Drejtësisë, përfshirë Shkollën e Magjistraturës, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për projektet në bashkëpunim me SHBA

Ministrinë e Arsimit, për programet e shkëmbimit akademik dhe ndihmën teknike

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përfshirë Qendrën e Koordinimit për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Qeverisjen Vendore

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti, përfshirë Komisionet e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe institucionet e tjera të drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe do të njoftojë Qeverinë shqiptare për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me rishikimin e programeve të ndihmës së huaj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfiton nga ky rast për të ripohuar konsideratën e saj më të lartë për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.