Rama kërkon filtra për fjalët në Tik Tok por ka vënë filtra...

Rama kërkon filtra për fjalët në Tik Tok por ka vënë filtra për kritikët në gjithë rrjetet sociale

34
0
Shares

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një laborator të ri të studentëve të gazetarisë në Universitetin e Tiranës ndërsa theksoi se ishte i shqetësuar se tik tok nuk kishte filtra për fjalë në shqip.

Ai u takua me studentë e pedagogë, me të cilët improvizoi mëpas një podkast, si personazh i intervistuar nga studentët, lidhur me çështje të ndryshme.

Pyetje: Kryeministër dua ta nis me pyetjen  e parë që është mbi Tiktok. Të rinjtë gjejnë zgjidhje për ato çka iu intereson. Duke qenë se ata janë shprehur që mund të përdorin dhe një VPN të një shteti tjetër dhe të kenë akses në TikTok, a mendoni akoma se mbyllja e TikTok është zgjidhje? 

Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj që për momentin ne nuk kemi një zgjidhje tjetër, por ndërkohë ne jemi në një dialog me TikTok. Kemi parashtruar shqetësimet tona. E mira është që ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve dhe kemi rënë dakord që në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati do  të na paraqesin disa propozime për ti adresuar këto shqetësime. Dhe meqë ju jeni këtu, Departamenti i Gazetarisë dhe jeni si të thuash rojtarët e gjuhës një nga pikat për shembull është që  TikTok nuk e ka atë filtrin për gjuhën shqipe, kështu që nëse në një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që tëzënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtri, dhe si këto ka shumë të tjera, dhe në ndërkohë unë kam përshtypjen edhe pse është një sfidë më vete sot, t’i mundësh të rinjtë në këtë fushë, nuk do ta kenë të lehtë me VPN të një venditjetër, kam përshtypjen. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen. 

Ndërsa tregoi shqetësimin e tij për filtrat që i mungojnë tik tok nuk dha ndonjë shpjegim për filtrat që i ka vënë gjithë rrjeteve sociale sa herë kritikohet ai apo qeveria.
Shqipëria ka zbritur në indeksin e lirisë së medias 30 vende që nga viti 2014, duke shënuar me gisht Ramën si censorin më të madh të historisë 35 vjeçare të vendit dhe zëdhënësin e tij, Endri Fuga, si një prej viruseve me kriminal që ka njohur ndonjëherë media në Shqipëri. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY